18 priftërinj humbin jetën prej koronavirusit në Itali: Papa i inkurajoi që t’i rrinnin pranë të sëmurëve dhe t'i luteshin Zotit

20 Mars 2020, 18:37Bota TEMA

Të paktën 18 priftërinj kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në Itali. Koronavirusi po përhapet edhe mes klerikëve pasi këta të fundit u ofrojnë mbështetje pacientëve të sëmurë.

Papa i ka inkurajuar priftërinjtë që të kenë guxim dhe të dalin e të mbështesin njerëzit e sëmurë. Gjithsesi, vizitat që ata kanë bërë tek repartet e kujdesit intesiv kanë bërë që ata të kenë kontakt me disa nga pacientët më të sëmurë.

Sipas gazetës Avvenire, të paktën 10 priftërinj kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në Bergamo, afër Milanos. Pesë të tjerë kanë ndërruar jëtë në qyetin e Parmas, ndërsa raste të tjera kanë ndodhur në Bresvia, etj.

Më tej gazeta fetare shkuante se vdekjet e priftërinjve apo anëtarëve të tjerë të komunitetit janë aq të mëdha sa është e vështirë që të numërohen.

Si mjekët, ashtu edhe priftërinjtë e Italisë bjenë në kontakt me disa nga rastet më serioze të të sëmurëve dhe kjo i bën që të ekspozohen edhe vetë. Për krahasim, sipas agjencisë së lajmeve ANSA të enjten numri i mjekëve që ndërruan jetë si pasojë e virusit ishte 13.

1 komente në “18 priftërinj humbin jetën prej koronavirusit në Itali: Papa i inkurajoi që t’i rrinnin pranë të sëmurëve dhe t’i luteshin Zotit”

  1. mik says:

    Nje krahasim i thjeshte :
    Cfar njerezish heroik !! Ne emer te humanizmit, me bindje dhe ndergjegje te plote shkojne drejte vdekjes.
    Ndersa ne shahemi ‘ on line ‘ me fjalorin ma te ndyre qe ka gjuha Shqipe .
    Diku kam lexuar nje mendim te Anjshtajnit :
    ” Perpjekja ma e randesishme njerzore, asht orvatja per moralitet ne veprimet tona. Si baraspesha jone e brendeshme ashtu dhe qenesia e jone mvaret nga kjo.
    Vetem morali ne veprimet tona, mundet me i dhane bukuri dhe dinjitet jetes “.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje