Nga Kimete Berisha
I dashur Albin,
Aq sa Ti e ke zor t’i kërkosh falje LDK-së dhe ta kthesh Agim Veliun, po aq zor e ka Isa Mustafa të kthehet mbrapa.
Gjithkush i thotë vetes dikushi dhe është hynore m’u pendu.
S’ka njeri që do Zoti më shumë se atë që pendohet.
Pranoji kushtet e Isa Mustafës, ‘zbutu’ menjëherë, sepse veç njerëzit e jashtëzakonshëm lëshojnë pe, edhe në dëm të vetvetes.
Mos e ‘jep’ Lumirin, Vjosën, ata djem e ato gra të mira të LDK-së, veç pse s’të shkon muhabeti me Agimin.
Harroje Albinin. Merru me neve. Ule kokën poshtë për hir të gjendjes së jashtëzakonshme. Puno me të gjithë, afroji afër vetes sidomos ata që s’të duan.
Nëse Jo, atëherë Ju bashkë me LDK-në jeni shpirti i reinkarnuar i atij që e ‘kalli Londrën’
më 1666.
Në kohën e urisë për bukë, Ju e ushqeni egon tuaj e i kultivoni inatet.
Mosni.
Populli është i ngujuar nga virusi, por sherri Juaj po bjen edhe në depresion, dhe fajtorë do të jeni Ju. Ne jemi të mërzitur shumë.
Kusuriteni masandej, masandej merreni me politikë, pasi që ta kuptojmë ‘A po pshtojmë a jo’.
E taksa të hiqet si hallvja. Lëja Abdullahut ta jap lajmin, mbasi ty po të duket rëndë.
Z.Kryeministër, edhe gjatë luftë së shenjtë të UÇK-së shqiptarët kanë ble ‘keksa e soka’ prej serbëve, bile Bujar Bukoshi edhe jeleka e çizme ‘serbe’ na ka pas çu n’luftë.
P.S. Se Ti boll e ke që Isa po ta pranon faljen. Ka raste edhe më t’rana.
Unë qe 10-të vjet ‘njanit’ i kërkoj falje (s’di as vet pse m’u ka idhnu e s’më flet) por nuk ma pranon faljen, me vra Ai Zot ?.
Te heqesh taksen kunder Serbise pa marre asgje ne kembim eshte tradheti kombetare. Politika eTRUMP-it per Kosoven eshte devijim nga politika tradicionale amerikane, por kjo eshte e perkohshme. TRUMP-i nuk e ka te gjate. Shume shpejt nje president i ri, nga politika tradicionale do te hyje ne Shtepine e Bardhe dhe gjerat do te kthehen shpejt ne udhen normale per Kosoven.
idiote, ju jeni te gjithe pjese e berllogut qe moret ne qafe kosoven,
Te gjithe ata qe i kerkjojne Kosoves te heqe taksen ndaj Serbise,nuk duan interesin e Kosoves,por te Serbise!
Te gjithe jane ARMIQ te popullit te Kosoves!
Isa Mustafa kurre nuk ka qene me kosovaret,por vetem me serbet!
LDK-ja duhet te nxirret jashte ligjit!
Ata kosovare qe mbeshtesin LDK-ne jane fashiste!