Nga Romina Selenica
Ndërkohe që ti flije i qetë, pasi gjithë ditën ishe ankuar mbi masat e marra, kishe treguar “fortësinë tënde“ mbi shkeljen e izolimit, unë prisja me ankth përgjigjen nëse dhe një tjetër koleg i imi nuk do të zgjohej sot në mëngjes, prej COVID-19 +.
TI që mendon se je kaq i fortë sa të prishësh gjumin tim, t’i ndalësh jetën dikujt, t’i plagosësh zemrën një nëne, vetëm sepse të duket një masë ekstreme qëndrimi në shtepi.
Më pyet mua atëherë, mua që dal nga shtëpia në mëngjes, përshëndes prindërit e mi në telefon (mbi një muaj që nuk i shoh) dhe lutem që të kthehem në shtëpi edhe sot, e të mos përfundoj dhe unë si shumë koleg COVID 19 +.
Unë që po të drejtohem, jam një femër, një motër, një vajzë, një MJEKE sot në Itali (shtetin më të prekur). Unë jam ajo që sot përfaqësoj ata heronj, që ndërkohë që ju qëndronit jashtë kur toka dridhej nga tërmeti, kolegët e mi rrinin BRENDA spitaleve për t’i shërbyer mikut, familjarit apo edhe ty.
Ne jemi po ata sot, që ndërkohë, që ju kërkohet të rrini në shtëpi për të “shpëtuar” veten tuaj dhe atë të komunitetit, ne jemi po BRENDA spitaleve, për t’i shërbyer po mikut, familjarit apo ty.
Nuk u ankova kur toka u dridh, por sot më ulëret shpirti. Sot ndihem e pafuqishme, sot ndihem e mbytur sikur askush nuk më dëgjon. Unë nuk i kërkoja dot Zotit të ndalte tërmetin, vetëm i lutesha atij, ama sot unë të kërkoj ty që të ndalosh Virusin.
Unë sot, të kërkoj ty të izolosh këtë armik që ndodhet jashtë, kudo, në Shqipëri dhe në Botë.
Unë sot, të lutem ty mos të më marrësh jetën mua, kolegut tim, familjarëve të mi apo të çdo qënie njerëzore.
Unë sot, të lutem të më dëgjosh, që ajo Shqipëri e vogël, me plagë plotë ende të pashëruara mos të vuaj më shumë.
Unë sot, të lutem ty sot që të izolosh veten, që të gëzosh dhuratën më të shtrenjtë që është “Jeta“. Duaje Jetën tënde, timen, të çdo kujt.
QËNDRO NË SHTËPI. Na lini ne, ashtu siç jemi betuar, me ngarkesën emocionale, lodhjen fizike, shpirtin e ndarë nga familjarët, të kurojmë ato jetë sot COVID-19 +, pa rritur më shumë numrin e tyre. Mos plagosim më shumë familje, mos presim më jetë në mes.
TË LUTEM !! Le të jemi ndryshe, t’i tregojmë botës kulturën, bindjen, dashurinë për familjen, për jetën!
T’i tregojmë në fund botës që ne e Fituam Luftën me COVID-19 me sa më pak jetë të humbura!
TË LUTEM, QËNDRO NË SHTËPI!
Dr. Romina SELENICA, mjeke shqiptare që punon në Itali
Faleminderit per mesazhin, mjeke e nderuar dhe e sakrifices aty ku ti sherben. Zoti qofte me ty dhe familjen tende.
Te lutem, beja direkt kete mesazh edhe Julian Dedes (te ashtuquajturit “ARTIST HUMORI”), ketu ne Shqiperi.
Sa per parafolsen ky pote ishte ndonje jashtetoksor nuk do kishte asnje trim apo trimeresh qe ti dilte perpara po per keta te rroj sebepi kurse per ne te tjeret jemi trima per te vrare njeri tjetrin se nga shteti nga ginjestrat dhe nga feja mundesisht kerkojm te hyjm andej nga kemi dale jemi far e keqe pse po lodh me fis shqiptarve si me la kryt e gomarve
bravo vajza,qenke bukuroshe dhe nga jashte jo vetem brenda
Nje apel human I nje njeriu te perkushtuar.
Bravo Romina.
Bravo e madhe BRAVO BRAVO.
Bravo dhe zoti tju ruaj dhe ju dhente shendet ne perballimin e ketij armiku te padukshem me i rrezikshmi ne te gjithe koherat . Fjale te duhura thoni po kujt ja thoni disa injoranteve ,idioteve qe jane kriminel te vetes ture ne radhe te pare dhe te gjithe shoqerise keta qe dalin dhe ata qe i mbeshtesin nga mbrapa zoti i denofte te pastrohet shqiperia .
Shume e drejte. Por perballe pallatit tim 7-8 cuna mblidhen e bejne muhabet cdo dite. Nuk di a kane te moshuar ne shtepi.
Ata nuk jane kokeforte, jane thjeshte te pa ndergjegjshem. Per fat kemi dhe qenie te tilla ne mes tone. I takon shoqerise, me ane te mjeteve te saj, ligjeve, ti ndergjegjesoje. Nese nuk e kuptojne se duhet te vetizolohen ne shtepi te tyre, le t’i izoloje LIGJI, te “shtepia” qe di ai.
Rrofsh moj vajzë ! Apeli yt në vesh dhe
mëndje të pabindurve. Punë të mbarë dhe adhurim për punën tënde dhe të kolegëve , jeni mbrojtësit e jetës ……
undefined
Respekt per vajzen e Shqiperise!! Falemderime per keto fjale dhe mbi te gjitha Faleminderit per si e perfaqson vendit tend kudo. God Bless ?
Qenka shume p…
Po morra hotel a e merr në g…
na hapi barkun
o beje ate pune o mos e bej
po e beje mos u qurravit por beje kokulur
Derr nuk po qureavitet po kerkon te mbarosh jeten tende dhe te atyre qe te ben koken.
ca mutin ke me ne ti doktoreshë !?
ne imitojmë të rinjtë e të fortët e aleatit strategjik në amerikë
që mësyjnë plazhet pavarësisht gjendjes së jashtëzakonshme
u bëre mjeke ti ike nga shqipëria me mesataren 8 e tani na can bythën se të dha mundësi italia
të njoh personalisht
e përmend botën si të ishte një portokall në dorën tënde
ik moj pirdhu qënie e vdekshme
Fjala e popullit qe thot se , gjaku s’behet kurre uje , gjen meshirimin me te madh tek ky yll i shpirtit dhe e pamjes.Mesazhi juaj eshte jovetem thirrje per kujdes ,por dhe shpres se dotja dalim.
Mire mire po qetesohu pak se mjeke estetiste je, s’te ka rene ty barra e epidemise.
Gjithsesi me marketingun qenke mire…
Ti mi shoqe mbahu fort aty dhe shëro nonji italian po mos i përmend plagët e vendit tim….e ke humb ate të drejtë!
te lumte dhe ishallah te degjojne kafshet, qe dalin per inat te edi rames.
Zoti ju ndihmofte te gjitheve ju engjej te mjekesise
RESPEKT, ROMINA dhe te te ruaj ZOTI I MADHE I SHQIPETRAEVE lol
I paska shpëtuar pa therrur Italis kjo kurva.
Cfare qeniesh jeni!!!
qeke kinge edhe per ate muhabetin..
RROFSHE>>>
RESPECT….