Historia tragjike: Gruaja vdes nga koronavirusi pa e mësuar që Covid 19 i mori jetën dhe dy fëmijëve të saj

20 Mars 2020, 09:29Politika TEMA
Historia tragjike: Gruaja vdes nga koronavirusi pa e mësuar që Covid

Covid 19 i mori jetën tre anëtarëve të një familjeje nga Nju Xhersi. 7 persona u infektuan brenda të njëjtës familje gjatë një dreke në 10 mars, ku ishin mbledhur të gjitha bashkë për të festuar.

73 vjecarja Grace Fusco përfundoi në spital, ku qëndroi për ditë të tëra e pavetëdijshme. Gruaja merrte frymë me ndihmën e aparaturave.

Ajo vdiq disa orë pasi nga koronavirusi i kishte marrë jetën dhe fy fëmijëve të saj: djalit Carmine, dhe vajzës 55 vjecare, Rita Fusco-Jackson.

Katër fëmijë të tjerë të zonjës Fusco janë në spital. 73 vjecarja dhe vajza e saj po trajtoheshin në qendrën CentraState Medical Center në Nju Xhersi, ndërsa Carmine vdiq në një spital të Pensilvanisë, pranë shtëpisë së tij në Bath.

2 komente në “Historia tragjike: Gruaja vdes nga koronavirusi pa e mësuar që Covid 19 i mori jetën dhe dy fëmijëve të saj”

  1. Veshi says:

    Ndonje i infektuar ka teshtitur mbi ndonje ushqim qe kane bler ne lokal, ndoshta mbi torte..

  2. Burreli says:

    Ju jeni bërë më keq se Sali Gërdeci.
    Në koh paniku a jepen këto Lance.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje