Policia dhe FA në supermarkete e banka gjatë orarit të lëvizjes, Meta shpërndan postimin e Xhaçkës: Mirënjohje për çdo efektiv

20 Mars 2020, 13:28Sociale TEMA

Në çdo supermarket dhe bankë në fashat e orareve 6.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00 do jenë efektivë të Forcave të Armatosura dhe të Policisë së Shtetit për të mundësuar zbatimin e rregullave për shkak të COVID-19.

Ministrja e Mbrojtjes Xhacka ka postuar disa foto të efektivëve me shkrimin: ”Të gjithë bashkë, ju dhe ne, në zbatimin e PADISKUTUESHËM të rregullave të vendosura për këto ditë të vështira.”

Ajo ka theksuar se ata kanë lënë në shtëpi familjet e tyre e po bëjnë të pamundurën për t’ju mbrojtur në mënyrën më të mirë që ata dine, disiplinimin.

Ministrja ka theksuar edhe disa këshilla në lidhje me situatën.

1.Ndiqni këshillat e specialistëve

2.Respektoni oraret

3.Mbani rradhën në supermarkete e banka

4.Ruani distancën 2 metër nga njëri – tjetri

5.Respektoni masat mbrojtëse në ambjentet publike

6.Qëndroni në shtëpi me familjet tuaja

Gjithashtu ka shprehur mirënjohje për cdo efektiv të FA e Policisë së Shtetit të cilët janë në krye të detyrës në këto ditë të vështira për të gjithë botën.

Presidenti Meta ka shpërndarë postimin e ministres duke shprehur mirënjohje të thellë dhe falenderim për cdo efektiv të Forcave të Armatosura dhe Policisë së Shtetit në krye të detyrës.

“Së bashku për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari”, ka shkruar Meta krahas postimit.

4 komente në “Policia dhe FA në supermarkete e banka gjatë orarit të lëvizjes, Meta shpërndan postimin e Xhaçkës: Mirënjohje për çdo efektiv”

  1. Populli katunar says:

    Qenkan pajtuar plehrat per tu bere hale

  2. dashamiresi says:

    Ka filluar ILir Meta qe te beje sikur harron per ato qe ka bere, por coronavirusi nje dite do vdes dhe Ilir meta para se te vdese, duhet te jape llogari para atyre qe u ka shkaktuar demin e madh jetsor; i ka vjedhur, i ka sunduar , i ka vrare dhe kerkoi ti shkaterronte dhe shpirterish e menderisht. Nuk ka paqe mùe coronavirusi dhe me Ilir Meten. Paqe ne varr ka vetem me Sali Berishen, mbajeni mend.

  3. Sali says:

    Jepini komentet o plehra

  4. Sali says:

    Jepini komentet o plehra . Se eshte sihariq qe jane puthur kurvat. Merrni edhe gruan e MURRIZIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje