LISTA/ "Nga gomisteritë, te dyqanet joushqimore", ja cilat do të lejohen e cilat jo duke nisur nga e marta

21 Mars 2020, 17:59Sociale TEMA

Duke nisur nga dita e martë, 24 mars, në orarin 05:00-13:00 disa aktivitetet ekonomike do të lejohen e disa të tjera jo.

Në urdhërin e ministres së Shëndetësisë me masat për kufizimin e aktiviteteve dhe lëvizjeve për fundjavën, parashikohet edhe ajo se cfarë do të ndodhë duke nisur nga dita e marte.

Referuar urdhërit, janë 140 aktivitete të listuara, sëbashku me shpjegimin lejohen ose mbyllen. Ndërkohë, për aktivitetet ekonomike që lejohen, punonjësit e tyre kanë të drejtë të lëvizin vetëm për të shkuar e për t’u kthyer nga puna.

Ndarje në aktivitete të lejuara dhe të ndaluara                

                Përshkrimi i aktivitetit  Statusi i Aktivitetit

1              Prodhimi bimor dhe shtazor, gjuetia dhe shërbime të lidhura me to         Lejohen

2              Pyjet dhe shfrytëzimi i pyjeve    Lejohen

3              Peshkimi dhe Akuakultura           Lejohen

5              Nxjerrja e qymyrit dhe linjiteve Lejohen

6              Nxjerrja e naftës bruto dhe gazit natyror              Lejohen

7              Nxjerrja e mineraleve metalore                Lejohen

8              Nxjerrje të mineraleve të tjera nga minierat       Lejohen

9              Aktivitete mbështetëse minerare            Lejohen

10           Përpunimi i produkteve ushqimore         Lejohen

11           Prodhimi i pijeve              Lejohen

12           Prodhimi i produkteve të duhanit             Lejohen

13           Përpunimi i tekstileve    Lejohen

14           Konfeksionimi i veshjeve             Lejohen

15           Prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkure  Lejohen

16           Prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri dhe dushku, përveç mobiljeve           Lejohen

17           Prodhimi i letrës dhe produkteve prej letre         Lejohen

18           Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara       Lejohen

19           Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës         Lejohen

20           Prodhimin e kimikateve dhe produkteve kimike                Lejohen

21           Përpunimi i produkteve farmaceutike dhe preparateve farmaceutike     Lejohen

22           Prodhimi i produkteve të kauçukut dhe plastikës              Lejohen

23           Prodhimi i produkteve minerale jometalike         Lejohen

24           Metalurgjia         Lejohen

25           Prodhimi i produkteve metalikë të fabrikuar, përveç makinerive dhe pajisjeve   Lejohen

26           Prodhimi i produkteve optikë, elektronikë, kompjuterikë             Lejohen

27           Prodhimi i paisjeve elektrike       Lejohen

28           Prodhimi i makinerive dhe paisjeve         Lejohen

29           Prodhimi i mjeteve të transportit, rimorkiove dhe gjysëmrimorkiove      Lejohen

30           Prodhimi i mjeteve të tjera të transportit             Lejohen

31           Prodhimi i mobiljeve      Lejohen

32           Industri të tjera                Lejohen

33           Riparimi dhe instalimi i makinerive dhe pajisjeve               Lejohen

35           Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar          Lejohen

36           Grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë           Lejohen

37           Kanalizimet         Lejohen

38           Aktivitetet e grumbullimit, trajtimit dhe asgjësimit të mbetjeve; rikuperimi i materialeve              Lejohen

39           Shërbime të tjera të pastrimit e të menaxhimit të mbetjeve       Lejohen

41           Ndërtimi i ndërtesave    Lejohen

42           Punime inxhinjerike       Lejohen

43           Punime të specializuara ndërtimi              Lejohen

45           Tregtia me shumicë dhe pakicë i automjeteve, motomjeteve, ciklomotorëve dhe riparimi I tyre                Lejohen

46           Gomisteri           Mbyllen

47           Tregtia me shumicë, përvec automjeteve, motomjeteve dhe ciklomotorëve      Lejohen

48           Tregtia me pakicë, përveç tregtisë së automjeteve, motomjeteve dhe ciklomotorëve    Lejohen

49           Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara me një mbizotërim të ushqimit dhe pijeve          Lejohen

50           Qendrat tregtare             Mbyllen

51           “Tregtia me pakicë në dyqanet kompjuterike jo të specializuara,

Pajisjet Telekomunikuese, Elektronikë e Konsumatorit”                Lejohen

52           Dyqane të tjera jo të specializuara të produkteve të ndryshme jo-ushqimore    Mbyllen

53           “Shitje me pakicë e produkteve të ushqimit, pijeve dhe duhanit

në njësi të  specializuara”             Lejohen

54           Shitje me pakicë e karburantit për automjete     Lejohen

55           Shitje me pakicë e pajisjeve kompjuterike dhe për telekomunikacionin (TIK)      Lejohen

56           Shitje me pakicë e produkteve të tekstilit në dyqane të specializuara   Mbyllen

57           Shitja me pakicë e pajisjeve fizike, ngjyra, xhami të sheshtë dhe materialeve ndërtimore             Lejohen

58           Shitje me pakicë e sendeve higjeno  – sanitare   Lejohen

59           “Shitje me pakicë e materialeve të ndërtimit, qeramikës dhe

pllaka” Mbyllen

60           “Shitje me pakicë e makinerive, pajisjeve dhe produkteve për bujqësinë; Makineritë dhe pajisjet për kopshtarinë”                Lejohen

61           “Shitja me pakicë e Qilimave, Qilimave të Brezit dhe tapiceri Për Dyshemetë dhe Muret (Qilim, Linoleum) në njesi të specializuara”   Mbyllen

62           Shitje me pakicë e pajisjeve shtëpiake në dyqane të specializuara          Mbyllen

63           Shitje me pakicë e mjeteve shtëpiake, qelq dhe qeramika          Mbyllen

64           Shitje me pakicë e artikujve të ndriçimit                Lejohen

65           Shitje me pakicë e makinave qepëse për përdorim shtepiak      Mbyllen

66           Shitje me pakicë e sistemeve të sigurisë              Mbyllen

67           Tregtia me pakicë e instrumenteve muzikorë    Mbyllen

68           Tregtia me pakicë e librave në dyqane të specializuara Mbyllen

69           Tregtia me pakicë e Gazetave, Revistave dhe Periodikëve            Lejohen

70           Shitje me pakicë për kancelari dhe pajisjeve të zyrës     Mbyllen

71           Tregtia me pakicë e muzikës dhe regjistrimeve video në një studio të specializuar         Mbyllen

72           Shitje me pakicë e mallrave sportive në dyqane të specializuara              Mbyllen

73           Shitje me pakicë e lojërave dhe lodrave në dyqane të specializuara       Mbyllen

74           Shitje me pakicë e artikujve të veshjeve              Mbyllen

75           Shitje me pakicë e këpucëve dhe mallrave prej lëkure Mbyllen

76           Tregtia me pakicë e ilaçeve në dyqane të specializuara   Lejohen

77           Tregtia me pakicë në artikuj mjekësorë dhe ortopedikë në njësi të specializuara               Lejohen

78           Shitje me pakicë e artikujve të parfumerive, tualeteve dhe produkteve të higjenës personale   Lejohen

79           Mjeket popullore/mjekimet       Lejohen

80           Tregtia me pakicë në lule dhe bimë        Mbyllen

81           Shitje me pakicë e kafshëve shtëpiake të vogla                Mbyllen

82           Tregti me pakicë e orëve, bizhuterive dhe sendeve me vlere      Mbyllen

83           Mobilje për zyre me pakicë         Mbyllen

84           Shitje me pakicë e materialeve te optikës dhe pajisjeve fotografike        Lejohen

85           Tregtia me pakicë në objektet e artit dhe të dekorimit  Mbyllen

86           “Shitje me pakicë të karburantit shtëpiak dhe për ngrohje”         Lejohen

87           Tregtia me pakicë në armët dhe municionet, artikujt ushtarak  Mbyllen

88           Shitje me pakicë e sapunëve, pastruesve, produktet e ngjashme             Lejohen

89           Shitje me pakicë e produkteve të tjera jo-ushqimore    Mbyllen

90           Shitje me pakicë të artikujve të dorës së dytë në dyqane              Mbyllen

91           Ambulantët        Lejohen

92           Biznes me pakicë me postë ose internet               Lejohen

93           Shitje me pakicë e produkteve të ndryshme, përmes nje demonstruesi ose një person i shitjeve (derë më derë)                Mbyllen

94           Tregtia e bërë nga makineritë e shitjes automatike          Lejohen

95           Transporti tokësor I mallrave dhe me tubacione                Lejohen

96           Transporti ujor I mallrave             Lejohen

97           Transporti ajror I mallrave            Lejohen

98           Magazinimi dhe aktivitete mbështetëse për transportin                Lejohen

99           Aktivitete të postës dhe korrierit              Lejohen

100         Hoteleri/strultura akomoduese Lejohen

101         Shërbime ushqimi dhe pije (me përjashtim të atyre shërbim catering/delivery)              Mbyllen

102         Aktivitete publikimi         Lejohen

103         Filma, video dhe prodhimi i programeve televizivë, regjistrimi i zërit dhe aktivitete publikimi të muzikës Lejohen

104         Aktivitete të programimit dhe shpërndarjes        Lejohen

105         Telekomunikacioni          Lejohen

106         Shërbime të teknologjisë së informacionit           Lejohen

107         Aktivitete të shërbimit të informacionit Lejohen

108         Aktivitete të shërbimeve financiare, përveç sigurimeve dhe financimit të pensioneve    Lejohen

109         Sigurimi, risigurimi dhe financimi i fondeve të pensioneve, përjashtuar sigurimin shoqëror të detyrueshëm                Lejohen

110         Aktivitete të tjera financiare       Lejohen

111         Aktivitete të pasurive të paluajtshme     Lejohen

112         Aktivitete juridike dhe të kontabilitetit  Lejohen

113         Aktivitete të drejtimit të ndërmarrjeve dhe aktivitete të konsultimit       Lejohen

114         Aktivitete arkitekture dhe inxhinjerike; aktivitete të kontrolleve dhe analizave teknike  Lejohen

115         Kërkim dhe zhvillim shkencor     Lejohen

116         Publiciteti dhe kërkimet e tregut              Lejohen

117         Aktivitete të tjera profesionale, shkencore dhe teknike                Lejohen

118         Aktivitete Veterinare     Lejohen

119         Aktivitete të marrjes e dhënies me qira Lejohen

120         Aktivitete të punësimit Lejohen

121         Agjensi udhëtimi, operator turistik dhe të tjera aktivitete të shërbimit të rezervimit        Lejohen

122         Aktivitete të sigurimit dhe të hetimit      Lejohen

123         Shërbime ndaj ndërtesave dhe shesheve            Lejohen

124         Administrim zyrash, mbështetje administrative dhe të tjera aktivitete mbështetëse të ndërmarrjeve     Lejohen

125         Administrimi publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm Lejohen

126         Arsimimi             Mbyllen

127         Aktivitete të shëndetit  Lejohen

128         Qendra të kujdesit mjekësor      Lejohen

129         Aivitete të kujdesit social pa akomodim Lejohen

130         Aktivitete krijuese, arte, dhe aktivitete çlodhëse            Mbyllen

131         Bibliotekat, arkivat, muzeumet dhe të tjera aktivitete kulturore                Mbyllen

132         Aktivitete të lojrave të fatit dhe basteve             Mbyllen

133         Aktivitete sportive, argëtuese dhe çlodhëse.    Mbyllen

134         Aktivtetet e shoqatave e organizatave (me përjashtim të mbledhjeve, tubimeve etj)     Lejohen

135         Riparimi i kompjuterave dhe artikujve personale dhe familjarë  Lejohen

136         Aktivitetete të tjera shërbimi (Trajtime Estetike, mireqenie fizike, palestra)     Mbyllen

137         Aktivitete të familjeve si punëdhënës të personelit shtëpiak      Lejohen

138         Aktivitete të prodhimit të mallrave e shërbimeve të pandryshueshme të familjeve për përdorim të vet Lejohen

139         Aktivitete të organizatave dhe organizmave ndërkombëtare      Lejohen

140         Agjencitë funebre           Lejohen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje