Kryetari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë e ka bërë një paralajmërim të qartë për të rinjtë rreth koronavirusit.“Një prej gjërave që jemi duke mësuar është që njerëzit e moshuar goditen më rëndë, por as të rinjtë nuk kursehen”, deklaroi në Gjenevë mjeku Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Të dhënat nga shumë shtete kanë treguar qartë se njerëzit nën moshën 50-vjeçare përbëjnë një shifër të konsiderueshme të pacientëve që kërkojnë hospitalizim”. “Sot, unë kam një mesazh për të rinjtë: ju nuk jeni të pathyeshëm, virusi mund t’ju dërgojë në spital për javë të tëra ose edhe mund t’ju vrasë”. Ghebreyesus shtoi se “ edhe nëse nuk sëmureni, zgjedhja që bëni se ku të shkoni, mund të bëjë dallimin në mes të jetës dhe vdekjes për dikë tjetër”. Disa ditë më parë, OBSH-ja bëri thirrje që të gjithë vendet europiane të ndërmarrin veprime te guximshme kundër pandemisë së koronavirusit.
Drejtori rajonal i saj, Hans Kluge tha se “çdo vend, pa asnjë përjashtim, duhet të bëjë c`është e mundur për të ndaluar ose ngadalësuar kërcënimin nga përhapja e virusit”. Ai tha se bota po përballet me “një situatë të paprecedent” dhe se është e rëndësishme që vendet “të punojnë së bashku, të mësojnë nga njëri-tjetri dhe të harmonizojnë përpjekjet”. Vërejtjet e Kluge erdhën në kohën kur shumë shtete vende të BE-së shtrënguan masat e shëndetit publik, që kanë detyruar shumë biznese të mbyllen dhe banorët të qëndrojnë në shtëpi.
E paskan shtuar. dozen mduket duhet me u rujt,,,
Ky bythqire,ka qene nje spekulant ,3 here eshte hetuar per matrapazlleqe ne Afrike,nje lake i Globalisteve 1% qe nuk i besoj as qenin e ngordhur.
Kush beson ne ky matrapaz eshte i verber qe duhet te shikoje qe ky eshte pjese e nje loje te madhe per nje cashless society,qe eshte rekomanduar edhe nga ky pavaresisht qe nuk ka idena e higjenes ose doktorllekut.
Une besoj se loja e Globalisteve eshte demaskuar,mjaft te shikosh Merkel ne supermarket pa maske,Kinen qe refuzoi heqjen e parase duke e disifenjtuar,indiferentizmin e shume liderve boterore.
Une mendoj se shansi me i mire per te zhdukur kete koronavirus dhe te tjeret qe do pasojne eshte bashkimi boteror i mases 99% dhe demaskimi i elites qe solli kete rremuje ,deri atehere do jete e veshtire ashtu sic jemi ngujuar dhe ndare.
Ka njerez qe vuajne dhe shume pak qe qeshin,ka presidente ,cupa presidentesh qe takohen me te semure me korona virus po nuk i ze korona,mbase vaksina eshte vetem per ca ,
Uroj dhe shpresoj per nje levizje mbare boterore per te akuzuar per genocid ata qe po shkaktojne kete rremuje ashtu sic beson dhe Vatikani qe kjo eshte nje man made.
Ju uroj nje sherim te shpejte dhe sa me pak deme vendit tim te vuajtur.Besoj se loja po mbaron dhe shpejt do dalim ne normalitet per te bere me te miren qe mos perseritet dhe te shijojme kriminelet e kesaj katrahure te marrin ate qe ju takon.