SHBA nuk bindet nga vendimi i Kurtit për taksën: Po përpiqet të blejë kohë

21 Mars 2020, 07:07Rajoni TEMA

Qeveria amerikane i ka konsideruar të pamjaftueshme masat e marra nga Qeveria e Kosovës për heqje të tarifës 100 për qind në lëndën e parë në prodhimet e importuara nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

Një burim brenda Qeverisë së Shteteve të Bashkuara ka thënë me shkrim për Radion Evropa e Lirë se vendimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti shihen si mënyrë për të blerë kohë.

“Kjo nuk është e mjaftueshme për SHBA-në. Pse të presim? Kjo duket sikur mënyrë për të blerë kohë. Qëndrimi ynë është se tarifat duhet të largohen plotësisht sepse ato dëmtojnë ekonominë e Kosovës”, ka thënë ky zyrtar amerikan.

Kjo deklaratë vjen pas vendimit të marrë të premten nga Qeveria e Kosovës për heqjen e tarifës për importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në Facebook se “u votua me 10 vota për dhe 2 abstenime vendimi për të liruar nga tarifa 100% importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina”.

Kuri mes tjerash ka thënë se deri më 1 prill Qeveria e Kosovës do të nxjerrë një vendim tjetër për vënien e masave të reciprocitetit në vend të tarifës 100%.

Taksa 100 për qind ishte vënë nga Qeveria e kaluar e Kosovës në nëntor të vitit 2018.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kundërshtuar vazhdimisht zbatimin e kësaj mase.

Së fundmi, disa senatorë amerikanë kanë thënë që nëse Kosova nuk heq tarifën dhe nuk është e përkushtuar plotësisht për paqe, SHBA-ja duhet të shqyrtojë mundësinë e tërheqjes së trupave nga Kosova.

Ky qëndrim është përkrahur edhe nga i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.

Taksa është përmendur si arsyetim edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës për prishje të koalicionit qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.

Përvec pakënaqësive për shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e ministrit të Brendshëm, kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se nuk pajtohet me qëndrimin e kryeministrit Kurti për heqje graduale të kësaj mase.

Për këtë arsye, Mustafa ka përmendur nisjen e procedurave për mocion të mosbesimit kundër qeverisë Kurti në Kuvendin e Kosovës.

9 komente në “SHBA nuk bindet nga vendimi i Kurtit për taksën: Po përpiqet të blejë kohë”

  1. Lani says:

    Ooo Administrata e Tramp Bythqirit eshte per lenjen e Kosoven nen Serbi.A e keni kuptuar a jo qe Trampi eshte nje nga njerezit me diabolik qe kan hipur ne pushtet deri sot ne gjithe boten.Dhe koronavirusi kam mendimin qe Trampi e ka dhene urdhrin.

  2. Timi says:

    Ky pallosh, provincial kujton se politika behet me gaz lotsjelles dhe me bla bla me Mustafen….edhe ate reputacion qe Kosova mezi ndertoi ky ja qiu robt ja shkaterroi fare….

  3. ilir says:

    ME FALNI ,PO KUSH ESHTE KY BURIM BRENDA QEVERISE AMERIKANE ,PATJETER KA EMER DHE MBIEMER ,, DHE MOS SHITNI PLLAVRA

  4. Bekim Peja says:

    Albin Populisti është koooqe, ky është Kim Jong-un i vogël.
    Ky është e zeza e neve koqevareve.

    1. ben says:

      O Bekim gomari-Kapitullimi me heqjen e tarifes per mallrat serbe eshte teresisht i gabuar, pasi Kosova nuk mori asgje ne kembim.
      Nuk eshte SHBA qe kerkon heqjen e takses, por kukulla e Putinit, Trump, te cilit po I afrohet fundi, pasi ne zhgjedhjet e ardhshme, Amerika do kete nje president te ri qe do e fusi politiken amerikane ne rrjedhen e zakonshme, ku Kosova do marre vemendjen qe gjithmone politika amerikane I ka kushtuar.

  5. USA-BE says:

    Situata ne shqiptari eshte e thjeshte. Ose deshironi qe shqipetaret te shkojne ka Europa me Albinin e Vjosa Osmanin, ose dedhironi te shkoni ne Azi me Ramen e Thaqin. Shqipetare koha eshte te zgjidhni tani.

    1. bislimi says:

      Me Albinin dheVjosen mund te shkosh lehte ne Rusi, por jo ne Evropë…

  6. Alba says:

    Mos jepni lajme te rreme. Kush eshte ky zyrtar amerikan pa emer? Duhet kujdes kur behet fjale per administraten amerikane

  7. Taulant says:

    Trump gomarin vetem corona i ben derman . Ate qe kerkon do ta gjej . Braktisi Kurdet ne Siri, po braktis Kosoven , Evropen deri sa te shkoj ne pith te semes per vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje