LDK i kërkoi kthimin e ministrit në qeveri dhe heqjen e taksës, LVV i kthen përgjigje: Të shohim interesin kombëtar, ja kush duhet të kërkojë falje

20 Mars 2020, 13:24Rajoni TEMA

LVV-ja ka kthyer përgjigje pas deklaratës së sotme të liderit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili i kërkoi kryeministrit Albin Kurti që ta tërheqë vendimin për Agim Veliun dhe ta heqë taksën 100%, që koalicioni mos prishet.

Zëvendëskryeministri Haki Abazi ka theksuar se Albin Kurti nuk kërkon falje për shkarkimin e Veliut. Ai që duhet të kërkojë falje sipas Abazit, është Agim Veliu.

“Në fakt Agim Veliu duhet të kërkojë falje si ministër që ka thënë se duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme kundrejt qëndrimit të Qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti.

Nëse burimi i problemit është te ndryshimi i gjendjes së menaxhimit të situatës në Kosovë, atëherë është devijim i qëndrimit zyrtar i Agim Veliut ndaj shtetit, nuk është kryeministri që kërkon falje për këtë punë”, ka theksuar Haki Abazi, duke shtuar se kryeministri e ka në dorë kthimin e Veliut.

Sipas Abazit, duhet të shihet fillimisht interesi kombëtar.

“Nëse po flasim për nivelin e kërkim faljes dhe për kthimin e situatës se ai është vendim tjetër, atëherë kërkim falje duhet të bëjë Agim Veliu që ka thyer qëndrimin e qeverisë, por nuk duhet ta shohim situatën në nivelin e kthimit të vendimeve të kryeministrit, por duhet të shohim interesin kombëtar të qytetarëve dhe të ecim si qeveri përpara, të mos shantazhohemi me një përkufizim të kërkesës së presidentit për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme”, tha Abazi për Blic.

Sa i përket heqjes së taksës, kërkesë kjo e Isa Mustafës, Abazi ka theksuar se kjo është çështje e nivelit qeveritar e jo e atij partiak.

“Çështja e tarifes është që ne po e diskutojmë si qeveri në nivel qeveritar, kjo nuk është që të diskutohet në nivel partive sepse është vendos nga qeveria dhe diskutohet brenda qeverisë dhe ne po punojmë intevizisht për këtë ….. dhe nuk është çështje e një kryetari partie është vendim qeverisë kjo”, tha ai.

4 komente në “LDK i kërkoi kthimin e ministrit në qeveri dhe heqjen e taksës, LVV i kthen përgjigje: Të shohim interesin kombëtar, ja kush duhet të kërkojë falje”

  1. Johani says:

    Siq mbahet mend ajo prralla e tregtarit te vjeter qe kish pas qitur magarin ti prije décès,besoj se ju kujtohet te gjitheve,ky eshte magari qe ka nxjerr Albini ti prij e se ku do ta shpije shume kujt do ti dhimbset,edhe nje here te vetmin kerkim falje Albini duhet tju bej shqiptareve per du gjera,se pari per koalicion e se dyti per fmijaq si konjufca e ahmak si abazit.

  2. Ndroqi says:

    Mungesa e lidershipit ne Ldk bene qe Albini ti trajtoj pa respect, bile dhe ti tall.

  3. albano says:

    Mjer populli shqipetar i Kosoves per zgjedhjen qe kane bere. O Zot, nje kryeminister psikopat.

  4. Sd says:

    Pse nuk e arrestoni udebashin Isa Mustafa Udebashiçin?
    Kyle spiun ka kallxuat te UDB dhe denuar qindra kosovar.
    Po ky pleh sikur iku nga politika apo I dha urdher UDB te kthehet?
    Eshte turp qe ky qen serb te jete i lire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje