Korça i është shtuar hartës së të prekurve me koronavirus. 3 persona janë konfirmuar pozitivë ditën e sotme sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë.
Bëhet fjalë për një çift, burrë e grua si dhe një 33 vjeçar.
Të tre personat kanë patur temperaturë të lartë dhe janë drejtuar fillimisht në spitalin e Korcës, pas kryerjes së analizës dhe marrjes së rezultatit janë nisur mbrëmjen e së shtunës drejt infektivit në Tiranë.
Por ABC Neës ka mësuar të dhëna të reja për çiftin e infektuar me Covid 19.
Burimet kanë njoftuar se para dy javësh cifti është takuar me mbesën që është kthyer nga Italia. Pas qëndrimit disa ditë në Korçë, mbesa e çiftit është kthyer përsëri në Itali.
Çifti i të infektuarve, ka shfaqur shenjat e Covid-19 pas largimit të mbesës.
Nga burimet e A2, mësohet se më datë 2 mars mbesa e të moshuarve ka ardhur nga Italia, pikërisht nga Lombardia që tashmë është vatra kryesore e infeksionit në Europë.
Por ndërkohë që situata e të moshuarve paraqitet tashmë e rëndë, mbesa dhe djali i çiftit rezultojnë si negativë nga testimet për COVID -19, dhe ka mundësi që ata ta kenë kaluar si asimptomatikë sëmundjen.
Ndërkohë, enigmë mbetet infektimi i 30 vjeçarit i cili prej disa ditësh ka qenë i shtruar në senatoriumin e Korçës. Testi i tij i parë ka dalë negativ, por në testin e dytë ka rezultuar i prekur me COVID-19.
Mjekët dhe infermierët po monitorohen për simptomat, pasi mund të ketë përhapje të virusit brenda spitalit, po ashtu po monitorohen dhe personat e kontaktuar nga 3 të prekurit.
tjeter storia me infektim arabesh…………..
Cdo dite po vertetohet fakti se ne kemi me shume idiot se sa te infektuar.
viktima
Te hetohen personat transmetues te COVID 19 qe kane bere levizje te cuditshme ne zonat e kuqe
ne peridhen kur filluan kufizimet e deri ne ditet ne vazhdim (Shqiperi -Itali,Shqiperi -Greqi,apo Shqiperi Gjermani etj)
ku eshte komenti ??????