Në sheshin përbri presidencës, Sulejmani së bashku me dy shokët Rahim e Mustafa është shtrirë në barin e lulishtes. Duket sikur nuk e shqetëson asgjë, as makinat e ushtrisë, dhe as boshatisja e rrugëve. As mungesa e njerëzve në qytet. Me shumë mundësi as Covid 19. Diccka tjetër e brengos , është zhurma e stomakut bosh.
32 vjeccari ka udhëtuar nga Palestina së bashku me familjen dhe miqtë. Duke qëlluar shputat e këmbëve si për të treguar odisenë që ka kaluar Sulejmani I tregoi gazetës “Si” se : kam udhëtuar 20 ditë, kemi ecur maleve në këmbë. Nga Palestina, drejt Turqisë, më pas në Greqi, dhe në fund në Tiranë. Synonim Francën, ne flasim frëngjisht, atje kemi njerëz. Por mbetëm këtu.
Sulejman tregon se ka tre ditë në Shqipëri. Dy shokët e tij Rahim dhe Mustafa vetëm tundin kokën. Të dy ata nuk preferojnë as të filmohen dhe as të fotografohen. Kur I pyetëm nëse frikë nga koronavirusi, në një ccast të tre djemtë shpërthejnë në lotë. Njëri prej tyre hap qesen e ushqimeve. Tregon një shishe qumësht. “ por unë nuk mund ta ha këtë, është për fëmijën tim që e kam në qendrën e Babrrusë”. “A ke diccka për të ngrënë ? “-pyet djali tjetër ndërsa më kurajozi për të folur, Sulejman, tregon një kokërr mollë dhe një kokërr portokalle. Dikush ua ka falur përpara se të mbyllej në karantinë.
“Ne do flemë në rrugë, nuk besoj se jemi shqetësim për të tjerët, ja këtu në rrugë flemë. Nuk shkojmë në Babrru , atje ushqimi shumë I keq, I pangrënshëm, ka mbipopullim. Atje kam nënën dhe kemi fëmijët”. Asnjëri nuk është në gjendje të tregojë se sa do qëndrojnë në Shqipëri, por pesimizmi e ka bërë të vetën. Dyqanet janë të mbyllura dhe nëse dikush ju fal ndonjë lekë, ato monedha gjatë këtyre orëve nuk ka asnjë vlerë. Sulejmani dëgjon zërin e lartë që vjen nga makinat e ushtrisë dhe shton” nuk e di se ccfarë thonë, por e di nuk është për mua, ne jemi të harruar”
Por për shkak të epidemisë së COVID- 19, duket se si e harruar kriza e sirianëve që shënoi kulmin ne kufirin grek . Pavarësisht kësaj pohon jo zyrtarisht për gazetën “Si” një burim policor pranë Departamentit të Kufirit në pikat kufitare ka më pak grumbullime shtetasish nga vendet e lindjes. Për shkak të bllokimit të transportit nuk janë konstatuar dhe as kapur shtetas që udhëtojnë drejt Bashkimit Evropian kryesisht nga Siria, Afganistani, Palestina dhe Irani.
Por jo zyrtarisht thuhet se përsa kohë policia I ka kthyer sytë nga postblloqet për të ndaluar qytetarët që të dalin nga shtëpia, kjo gjendje ndikon në rënien e vigjëlencës për kontrollin e kufirit të gjelbër. Gjatë 10 ditëve të fundit përpara se Shqipëria të karantinohej nga COVID , gazeta “Si” ka mësuar nga burimet e saj se në vendin tonë hynin 80-100 emigrantë në ditëe , sirianë dhe shtetas nga vende të tjera në konflikt.
Menjëherë me nisjen e 2020 por edhe gjatë verës dhe vjeshtës 2019, gazeta Si raportoi disa herë për fenomenin e përdorimit të Shqipërisë si korridor kalimi të sirianëve dhe jo vetëm. Madje në disa raste prokuroria nisi hetime referuar rrjeteve të mirë organizuara që sillnin fillimisht përmes kufirit të gjelbër shtetas sirianë dhe më tej I transportonin drejt Kosovës dhe Malit të Zi.
Në muajt dhjetor dhe janar policia u detyrua të riorganizojë shërbimet , pasi u vërejtën shumë vjedhje me të dyshuar shtetas nga Afganistani , Siria dhe Pakistani. Grumbuj me refugjatë u panë lehtësisht nëpër rrugët e qyteteve kryesore të vendit.
Disa të braktisur nga trafikantët dhe të tjerë të kapur nga policia. Të gjithë rrëfejnë se Shqipëria është vetëm një stacion për ta, por jo destinacion. Por sa kohë Shqipëria do të mbetet e mbyllur për shkak të COVID 19 shëndeti I tyre është në rrezik dhe mbeten një vatër mjaft e ekspozuar rrugëve të Shqipërisë.
Ndihmojini te shkretet se jane pa njeri e pa ushqim
undefined
Nuk kuptohet se ç’shkruani.
Skane ca te vjedhin me keta? Se kishin filluar te vidhnin shtepi dhe dyqane. Kapini mbyllini ne Babrru dhe mbajini mbyllur se po dolen jashte ose do vjedhin ose do perdhunojne, se vetem ate dine te bejne keta.
Per te vjedh dhe perdhunu ta harrojne se nuk jane ne europen perendimore apo perendim ku femrat jane masivisht kurva liberale dhe meshkujt pederaste.
Keta po guxuan me perdhunu , do ju pritet koka dhe do varen neper peme.
Pavaresisht kesaj, duhet me u tregu njerezor.
Nuk po them ti fusim neper shtepi, por te pakten tju jepet pak ushqim dhe te mos lejohen te shkojne rrugeve.
….dhe nga nje shkelm bytheve dhe te largohen nga kane ardhur.