Koronavirusi nuk pyet as për "Lordin", ylli i Kinës del pozitiv!

22 Mars 2020, 10:19Sport TEMA

COVID-19 nuk pyet për asgjë dhe askënd. Ish-lojtari i Manchester United, Maroune Fellaini, ka rezultuar pozitiv pas testit të bërë. Futbollisti që luan në Kinë nën urdhrat e Shandong Luneng nuk e shmangu dot.

32-vjeçari është futbollisti i parë i kampionatit kinez që diagnostikohet me virusin duke bërë që të rikthehet vëmendja drejt këtij futbolli. Kina nuk luan prej 5 muajsh dhe u mendua se futbolli do të rikthehet në fillim të prillit.

Rasti i belgut duket se do të bëjë autoritetet të mendojnë dhe njëherë për rikthimin e lojtarëve në fushë, pasi shteti kinez pavarësisht se ka fituar betejën me virusin do të bëjë sërish kujdes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje