100,000 maska të dërguara nga Kina për në Itali përfundojnë në Republikën Çeke

23 Mars 2020, 10:17Bota TEMA

Rreth 100,000 maska të dërguara nga Kina për në Itali, kanë përfunduar në Republikën Çeke.

Një gabim i tillë ka ndodhur ndërsa Evropa, tani epiqendra e pandemisë së Koronavirusit, përballet me mungesën e tyre.

Problemi është thelbësor në Itali, pasi vendi numëron 5,476 viktima dhe 59,138 të infektuar.

Por Republika Çeke, e cila gjithashtu po përgatitet për një rritje të të infektuarve, ka forcuar kontrollet mbi eksportin dhe shpërndarjen e një materiali të tillë.

Sipas’ The Local’, ishte e paqartë nëse nëse incidenti ishte një keqkuptim, një gabim logjistik ose një përpjekje e qëllimshme për të mbajtur maskat.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm çek, Jan Hamacek, pranoi se pas hetimeve të mëtejshme, doli qëmaskat ishin një dhuratë e Kinës për Italinë dhe se gabaimi ishte i paqëllimshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje