Shtatë shtete të tjera amerikane, që përbëjnë një pjesë të madhe të popullsisë së vendit, kanë marrë urdhrin e qëndrimit në shtëpi, në mënyrë që të ndihmojnë në frenimin e përhapjes së koronavirusit të ri.
Urdhrat prekin rreth 100 milionë njerëz.
Më të fundit që i bashkohen listës janë Ohio dhe Luiziana.
Kalifornia, Nju Jorku, Nju Xhersei, Konektikat dhe Ilinois e kishin një urdhër të tillë.
Autoritetet në Nju Jork kanë shprehur zhgënjimin në rritje për njerëzit që mblidhen në parqet publike.