Mjekë nga Rusia dhe Kuba mbërrijnë në Itali, do të përdorin edhe ilaçin më efektiv ndaj Covid-19

23 Mars 2020, 08:49Bota TEMA
Mjekë nga Rusia dhe Kuba mbërrijnë në Itali, do të

Ndoshta me vonesë, por tashmë bota është mobilizuar për të ndihmuar Italinë e gjunjëzuar nga koronavirusi. Një delegacion prej 37 mjekësh dhe 15 infermierësh mbërritën nga Kuban në aeroportin Malpensa në Milano, pasditen e së dielës, të cilët do të japin ndihmesën e tyre në spitalin e ngritur së fundmi në Crema.

Po ashtu, në Itali mbërriti edhe avioni i parë me mjekë dhe pajisje nga Rusia, për të ndihmuar në luftën ndaj koronavirusit. Gjatë javës, pritet të mbërrijë edhe një dërgesë me 3 milionë maska nga Kina.

Mjekët nga Kuba njihen në të gjithë botën për përgatitjen e tyre. Ata ndërhynë në Haitin e shkatërruar nga tërmeti dhe më pas edhe nga kolera.

Ata punuan në Sierra Leone, ku vendi u goditi nga Ebola. Ndërsa tashmë janë të gatshëm të japin ndihmesën e tyre edhe në luftën ndaj koronavirusit në Itali.

Po ashtu, mjekët nga Kuba do të përdorin edhe një ilaç, antiviral, “Alfa 2B”, i cili nuk gjendet në spitale. Sipas shumë ekspertëve, përfshirë edhe ata italianë, është më efektivi deri tani në trajtimin e Covid-19.

Ai është përdorur me sukses gjatë kësaj periudhe edhe në Kinë dhe në Korenë e Jugut.

3 komente në “Mjekë nga Rusia dhe Kuba mbërrijnë në Itali, do të përdorin edhe ilaçin më efektiv ndaj Covid-19”

  1. pilafi says:

    Po Amerika ku eshte?

  2. Zeqo Bardhi says:

    Lere ti bjere legenit Merkeli dhe Macroni tani Do shohim si do shkoje BE mbas kesaj katastrofe Kina edhe Rusia ju pergjigjen menjehere thirrjes se Italise per ndihme ,ne nje kohe qe Gjermania dhe Franca mbyllen kufijte

  3. tarasi qe ta plasi says:

    Kane dale llafe se kush perdor “alfa 2B” kthehet ne sipun te ruseve, ne rastin me te mire.
    Ose kthehen ne pederast ne rasin me te keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje