51 vjeçari i prekur nga koronavirusi në Durrës, pronar hoteli: Nuk tregoi që ishte kthyer nga Italia

23 Mars 2020, 10:44Sociale TEMA

Detaje të tjera bëhen të ditura lidhur me rastin e ri të identifikuar në Durrës një ditë më parë. Burime për A2 bëjnë me dije se 51-vjeçari kishte 15 ditë që ishte kthyer nga Italia, pasi udhëtonte shpesh për shkak të biznesve që ushtron.

Ai është pronar i një hoteli në Qerret, ndërsa lidhur me ekzaminimet e kryera të familjarë apo persona të tjerë të kontaktit me të deri më tani kanë rezultuar negativë, ndërkohë që vijon edhe në të tjerë persona kryerja e ekzaminimeve për gjurmim të mëtejshëm të kontakteve që 51-vjeçari ka patur pas kthimit të tij nga shteti fqinj.

Fillimisht ai është paraqitur në urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës për ndihmë mjekësore, pa treguar historinë e udhëtimit, ndërkohë që bluzat e bardha në Durrës përsërisin apelin për qytetarët qe të mos paraqiten menjëherë në spital, por t’i drejtohen rrugëve të kontaktit të udhëzuara nga instancat shëndetësore, veçanërisht kur këta të fundit kanë histori udhëtimi me vende të prekura nga Covid-19.

Deri tani në Durrës raportohen 6 persona të prekur nga virusi i ri me origjinë nga Kina dhe një i vdekur.

16 komente në “51 vjeçari i prekur nga koronavirusi në Durrës, pronar hoteli: Nuk tregoi që ishte kthyer nga Italia”

  1. Klodi says:

    Po pse me te treguar eshte kjo pune?
    O Rama, a e ke idene sa sa palla nga Shqiperia kane vizituar Italine keto javet e fundit, jo vetem per biznes por edhe per qejf meqenese rane cmimet e hoteleve?
    Ti pret qe keta kokeloqet e papergjegjshem te tregojne se kane qene ne Itali?????
    A ke sistem TIMS, rrasi brenda ne burg te gjithe keta loqet se e meritojne.
    Kur jane kaq te papergjegjshem qe kane vizituar Italine keto kohe, nuk ke ca pret me shume, futi brenda te gjithe se jane rrezik publik po aq sa terroristet!

    1. Llogari says:

      Ne Itali ka 1 muaj qe jane mbyllur hotelet more. Ku e pe qe u ulen çmimet ti? Apo fol kot meqe merr fryme akoma

    2. likja says:

      Pika biznesmeneve te Shqiperise! Kjo tregon se sa me loqe e injorant te jesh, aq me lart ngjitesh ne kete vend. Perpara!

  2. Ce says:

    Ne spitalin e Durresit hyn derri dhe dosa, arrestojeni rojen private, dhe shefin e pranimit qe jane kaq te paafte,,

  3. Roberto says:

    Po ne shqiptaret vazhdojme te kemi turp te themi ne kete situate se nga vijme dhe marrim ne qafe nje popull te tere. Po sikur ky te kete takuar 2 a 3 vete me e pakta a e dini sa shume rritet numri?? Shumzoheni per 7 por jo si Luli se per ate 7 x 7 = 49?.

  4. lesh e li says:

    Njerez idiot! Po pse nuk tregojne? Kur tregon ndihmon veten dhe te afermit. Sepse I vendos ne ne kushtet vezhgimit mjeksor. Kur nuk tregon e ha ti dhe familja.

  5. Whitesnake says:

    Thoni emrin o koqe!

  6. perla says:

    i drejt, konstatimi yt

  7. basha says:

    Shqiptaret si gjithmon te pa pergjegjshem ,pronar hoteli burri huaj dhe i ka infektuar te gjith dhe nuk tregon kokrra e injorantit ka bab e nen e farefis ne mosh te thyer dhe nuk tregon qe ka qen ne itali vetem shqiptart jan te pa vet pergjegjshem nuk me ze mua se un i njoh me ke dal jet shqiprie

  8. Hapu Xhipe says:

    Ca jan kto derra!!! Nuk e kuptojn qe infektojn dhe mjeket me kto veprime. Lejini ne rrug ti dhjesin qent. Njerez bastard.

  9. Fatos says:

    Shteti duhet te krijoje nje software per Sherbimin mjekesor qe te kete lidhje direkte me sistemin TIMS, qe te kete te dhena ne kohe reale kur vjen pacienti dhe i merren te dhenat personale. Por njekohesisht, personeli mjekesor duhet te jete vigjilent dhe pyetja e e pare eshte qe nese ka udhetuar diku tjeter dhe ku, ne 15 ditet e meparshme, dhe mos te prese nga i semuri, se dhe mund te harroje apo te jete ne shock.

  10. specialisti says:

    Njerez te keqinj e te pa shpirt.
    Keto duhen gjobitur, te arrestohen , e ti mbyllet bisnesi pergjithmone.
    KAFSHE.
    Nuk pyesin edhe per familjen e vet e jo me per ne.
    MESJETE HESAPI
    E dine mire durrsaket, qe ne kohen e “Atij”, porti vihej ne karantine e nuk lejohej te hynte ne port anije e huaj e marinar i huaj.
    VETEGJYGJESI E PA SANKSIONE

  11. Na myten karnat says:

    Duhet parashikuar ndjekje penale

  12. Emiljano says:

    Ska ngel budall pa u bere biznesmen ne albanistan

  13. shqip says:

    Po të isha në vend të Rames , këta dru me pre do ti izoloja në ndonjë depo. Duan edhe shërbime këta! Infektojne gjysmën e lagjes, familjen e farefisin, pastaj shkojnë si skutha e u bëjnë gjëmën personelit mjekësor. Në depo, o Rama merr vesh !? Futi në një depo, e hidhi ushqim nga dritarja. Ka dhe hotel kafsha. Ti hysh me shapkat me rërë në hotel , rrezik “të vret” trapi , katnari. Kurse tani është bere me lek dhe i duket se e gjithë bota është e tij. E kam thënë dhe e përsëris sa të kem frymë. E keqja e këtij vendi janë shpellaret dru me pre. Dhe shumë si këta I gjen me dy gishtat lartë ( në b**) , pas Berishës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje