"Do humbasim nuk e di se sa njerëz", Rama: Të dalim kokë-lart nga kjo lufë dhe jo të humbasim një mal me njerëz, mos luani me zjarrin

23 Mars 2020, 14:27Politika TEMA

Duhet të bëjmë çmos të gjithë bashkë, për të ulur sa të jetë e mundur humbjet e jetëve dhe vuajtjet e mëdha që sjell ky armik i egër. Rezistencë, rezistencë, rezistencë”, kështu shprehet kreu i qeverisë Edi Rama.

Në një video-mesazh nga zyra e tij në kryeministri për qytetarët shqiptarë, kryeministri e ka konsideruar një javë zjarri.

Apeli i tij ishte i fortë dhe lutës ndaj çdo personi, për të qëndruar në shtëpi, për të zbatuar rregullat e higjienës personale të rekomanduara nga autoritetet e shëndetësisë.

Mos luani me zjarrin ju lutem. 

Do humbasim njerëz, nuk e di se sa, askush nuk e di askund, por nuk duhet në asnjë mënyrë të humbasim një mal me njerëz, kurrën e kurrës, dhe këtë e kemi në dorë ne, duke bërë durim. 

Mos rrini grumbull por në distancën të paktën 1 metër pas kurrizit të njëri-tjetrit.Kush e ka menduar se kjo luftë do të kalojë pa humbje jete e ka menduar gabim.

 Virusi do të prekë secilin prej nesh, çfarëdo të bëjmë ne. Gjithçka bëjmë ne ka shumë rëndësi, duke u disiplinuar maksimalisht e ngadalësojmë përhapjen e armikut. 

Duhet të dalim nga kjo luftë me kokën lart jo duke numër qindra e mijëra të vdekur, larg qoftë. 

Mos prekni fytyrën pa larë duart, mbajini në distancë të moshuarit t’i përqafoni fort ditën e çlirimit jo t’i qani me lot e mos t’i bëni dot varrimin.

 Ata që shkojnë në punë të rrinë distancë 1 metër, mos të prekin fytyrën pa i larë duart pasi kanë prekur gjëra të tjera”, tha Rama.

1 komente në ““Do humbasim nuk e di se sa njerëz”, Rama: Të dalim kokë-lart nga kjo lufë dhe jo të humbasim një mal me njerëz, mos luani me zjarrin”

  1. sapa says:

    Ate qe se ben dot vetingu i sharlataneve do e beje Corona kunder te korruptuarve te cdo lloj niveli si dhe te familjareve te tyre!Nuk kane shpetim kudo qe te futen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje