FOTOT: Nuk ka më shtretër në spital, të infektuarit nga koronavirusi në Spanjë shtrihen përtokë

23 Mars 2020, 17:14Bota TEMA
FOTOT: Nuk ka më shtretër në spital, të infektuarit nga

Përveç Italisë edhe Spanja po përballet me vështirësi shumë të mëdha për shkak të koronavirusit. Fatkeqësisht përditë po rritet numri i viktimave dhe të prekurve me koronavirus. Në 24 orët e fundit kanë vdekur rreth 434 persona dhe 2206 të vdekur në total. Numri total i të prekurve ka shkuar rreth 33,089.

Së fundmi është publikuar një video në internet, ku ka prekur zemrat e të gjithëvë. Kjo video tregon pamjet nga një spital i Spanjës ku të infektuarit me koronavirus nuk kanë as shtretër për tu shtrirë duke përfunduar të shtrirë përtokë.

Numri i të prekurve sa vjen dhe shtohet, për këtë arsye spitalet nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm për të gjithë. Të infektuarit presin që mjekët t’i ndihmojnë dhe t’i japin mjekim.

Disa që kanë më shumë simptoma, janë të shoqëruar nga mjekët, ndërsa në shtretër janë vendosur ata në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Autoritetet spanjolle kanë reaguar duke shprehur se kjo video është marrë në datën 20 mars, ku ishte kulmi i të infektuarëve dhe situata i kishte dalë nga kontrolli.

2 komente në “FOTOT: Nuk ka më shtretër në spital, të infektuarit nga koronavirusi në Spanjë shtrihen përtokë”

  1. Vezhgim says:

    Spanja me mbi 60 000 000 turiste cdo vit dhe shikoni ca gjendje, cfare organizimi skandaloz…

  2. moni says:

    Tmerr. Kalofte sa me pare ky qamet per te gjithe. Askush nuk duhet te vuaje ne kete menyre.
    Ky virus eshte prodhuar ne laborator, nuk i beson kush ato perralla me lakuriqe nate dhe gjarperinj. Lufta e vertete eshte mes kompanive farmaceutike qe nuk i plas fare per jetet e njerezve, por vetem per fitimet dhe patenten e vaksinave dhe ilaceve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje