Kryeministri Edi Rama në një intervistë ekskluzive për “News 24”, duke folur për masat që ka marrë qeveria për ndalimin e përhapjes së koronavirusit, deklaroi se janë të kota të gjitha alibitë se “mund të vdiset për bukë në karantinë, duke qenë se nuk punohet”.
Rama tha se këto janë vetëm disa persona kritikues që nuk kanë lidhje me realitetin, duke shtuar se shqiptarët nuk kanë vuajtur dhe as nuk do të vuajnë për bukë. Sipas tij, qeveria do japë mbështetje për cdo shtresë shoqërore.
“Po e përsëris prapë, jemi në luftë, në luftë në luftë. Në luftë s’ka se çfarë do të ndodhë, por se do të shpëtojë familja. Familjet që nuk janë në punë për shkak të luftës, e kemi thënë se do të marrin atë që kemi thënë. Kush ka nevojë për asistencë, po shkojmë dita ditës në çdo derë dhe ata s’do të ngelen vetëm. S’ka vdekur njeri për bukë në Republikën e Shqipërisë.
Nuk ka shqiptarë që vdes për bukë, sepse nuk ka vdekur policia, nuk ka vdekur ushtria, nuk ka vdekur shteti shqiptar. Ne i kemi me emra, me shifra, i kemi me adresa se ku do të dërgojmë ndihmat, tek njerëzit në nevojë. Ka nga ata që thonë se po i cojmë tek militantët. Ku i shikojnë këta?
Boll më me këtë punën e bukës, se njerëzit kanë qëndruar 20 ditë në grevë dhe nuk kanë vdekur. Prandaj, boll më, nuk duhet folur më për këto gjëra, por të mbyllet goja dhe të vazhdohet me marrjen e masave, pasi jemi realisht në luftë. Kemi instreumente për mbështetje ndaj shtresave që janë më në nevojë. Do mbështesim sipas shtresave”, tha Rama.
Të rroftë Edi të rroftë .. Tash kam lexuar shumë fjalime nga shumë Kryetar të shteteve të jashtme se fatkeqësisht unë jetojë jashtë gjithashtu por fjalimi yt the fjalet që Dalin nga ti kanë vlerë shumë më shumë se të gjithë Kryetarët të marrur se bashku.
Ju keni gjithashtu propozuar ndihmën e kompanive të cilat janë mbyllur nga virusi dhe keni ofruar ndihmën për paga të punëtorëve the gjithashtu të shefave të Kompanisë kurse at ndihmë as Sllovenia nuk është në gjendje t’a bëjë. Unë jam Kosovar dhe për Besën e Shqipetarit mburrem te kemi dikë si ti , ndihem krenar që kemi një njeri të Zot si ti zoteri Rama. Kisha dëshirë që edhe në Kosovë të kemi dikë si ty te na udhëheq popullin siq duhet e jo të bërtasin e zihen si ato grate e shëmtuara në treg!!! Në vend që të hecin para më Kosovën e lirë ata ende kanë vend të zihen e të hanën mes vete si rrugaqet pa shkollë!!! Kurse për ty ndjej mburrje the krenari për qdo herë që flet pa marr parasysh se për qfare rasti.. Unë jam askushi po nëse të duhet diqka në Frankfurt të Gjermanisë ju lutem vetem me lajmron i dhe unë jam në gjendje qmos të bëj për tu ju ndihmuar në qdo rast.. Rroftë Shqipëria , rroftë zoteri Rama me jetë të gjatë the shëndet , ju përshëndes nga fundi i Zemrës time