Spanja është goditur rëndë nga koronavirusi.
Deri më tani atje janë shënuar 29909 të infektuar dhe 1813 persona kanë humbur jetën.
Mediat e huaja kanë publikuar pamje brenda një spitali, ku të sëmurët me koronavirus janë të shtrirë përtokë dhe presin që mjekët t’u japin ndihmë.
Disa që kanë më shuëm simptoma, janë të shoqëruar nga mjekët, ndërsa në shtretër janë vendosur ata në gjendje më rëndë.
Imazhet u shpërndanë në internet për të sensibilizuar të gjithë ata që nuk i zbatojnë masat e marra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.