FENOMENI/ Corona me “origjinë” hebreje, FBI: grupet ekstremiste, infektim nga urrejtja

25 Mars 2020, 16:33Bota TEMA

Grupe ekstreme raciste, duke përfshirë nao-nazistët dhe supremacistët e tjerë të bardhë, po inkurajojnë anëtarët dhe simpatizantët e tyre, të cilët janë të infektuar me Corona, që të përhapin infektimin tek oficerët e policisë dhe hebrenjtë, sipas dokumenteve konfidenciale nga FBI.

“Anëtarët e grupeve ekstremiste inkurajojnë njëri-tjetrin për të përhapur virusin, nëse infektohen, përmes sekrecioneve trupore dhe ndërveprimeve personale”, tha një gazbetar Al Jazeera-s në Uashington.

FBI, pasi mësoi këto synime të ekstremistëve, menjëherë ndërmori veprime dhe ngriti alarmin. Forcat e policisë lokale janë informuar se oficerët e ttre rrezikojnë të stërpiken me sekrecione trupore gjatë patrullimeve në rrugë.

Ekstremistët, gjithashtu, u japin një direktivë ndjekësve për të përhapur ngjitjen te hebrenjtë duke “shkuar në vendtubime, përfshirë dyqanet, zyrat e policisë, ambientet e biznesit dhe vendet e adhurimit”.

FBI nuk dëshiron të flasë shumë për alarmin e ngritur dhe një deklaratë e veçantë thoshte: “Zyrat e terrenit të FBI-së shpërndajnë në mënyrë rutinore informacione me forcat lokale të sigurisë, duke ndihmuar në mbrojtjen e komuniteteve që ata shërbejnë, si dhe mbledhjen e informacionit në mjedise specifike.”

“Grupet antiqeveritare në Amerikë pëlqejnë të synojnë forcat e sigurisë, që janë një simbol i autoritetit për ta. Eshtë për të ardhur keq që në kohë krizash shtetërore, ata po përpiqen të arrijnë këto synime”, thuhet në Shoqatën e Forcave Federale të Sigurisë.

Një hetim mbi sjelljen e ekstremistëve në internet zbuloi se supremacistët e bardhë kishin dërguar mesazhe çdo javë duke fajësuar hebrenjtë dhe udhëheqësit hebrenj për virusin koronar, por edhe për futjen e masave paraprake për të frenuar përhapjen e infeksionit që nuk mbulohet nga aktivitetet e qeverisë.

Ata përhapën idenë se hebrenjtë krijuan virusin famëkeq në mënyrë që ata të mund të shesin vaksina, e kështu të nxisin ndjekësit që të përhapin infeksionin brenda komuniteteve hebraike dhe midis forcave të sigurisë.

“Kjo është se si supremacistët e bardhë, neo-nazistët dhe organizatat e tjera të ngjashme përhapin dezinformata dhe inicojnë dhunë përmes platformave në internet”, thotë Michael Masters, i cili kryeson trupin që koordinon sigurinë e organizatave hebraike dhe sinagogave në të gjithë Shtetet e Bashkuara. /tesheshi.com/

6 komente në “FENOMENI/ Corona me “origjinë” hebreje, FBI: grupet ekstremiste, infektim nga urrejtja”

  1. Sebastia says:

    Moooosss , a po rrezikohen citutet ? Mooooosss
    Shpejt adm ameriqene ne gatishmeri per mbrojtjen e padroneve. Krijoni nje tjeter 11/09 e hidhjani fajin noj kinezi .

    1. Andi says:

      Ik ore pipino beso konspiracionet e deshtakeve

  2. Sebastia says:

    Moooosss , a po rrezikohen citutet ? Mooooosss
    Shpejt adm ameriqene ne gatishmeri per mbrojtjen e padroneve. Krijoni nje tjeter 11/09 e hidhjani fajin noj kinezi.

  3. Sebastia says:

    Moooosss , a po rrezikohen citutet ? Moooooosss
    Shpejt adm ameriqene ne gatishmeri per mbrojtjen e padroneve. Krijoni nje tjeter 11/09 e hidhjani fajin noj kinezi.

  4. absh says:

    Pa shikoni ju te F.B.I se ďhe ju te C,I,A. -s se mos keni gje gisht ne kete pune se jo per gja por kot ashtu siç dini ju te bani kudo ne bòte çfardo qe tu shkoje mendja e bani pa ju hy gjembi , si superfuqi qe jeni qe sipas jush keni te drejta te pakufizuara per te vepru siç doni ju ne çdo cep te botes ( duke futur hundet kudo e per çdo gje ) .

  5. Adam says:

    Bastard!!!! Keni 100 vite jeni kunder Amerikes me ide conspiracy ju o buçe qelepiri mbani radhen qe tia rruani Amerika eshte kombi qe mbeshtet te aftin e ushqen pa hezitim te paaftin e te ligun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje