Nga data 8 prill, në Wuhan, kryeqyteti i provincës kineze të Hubeit, do të rifillojnë linjat ajrore tregtare, por duke përjashtuar si ato ndërkombëtare, ashtu edhe ato nga dhe drejt Pekinit.
Ky është plani i hartuar nga autoritetet lokale, të cilat kanë përpiluar edhe fazat për rikuperimin e gjithë sistemit të transportit.
Nga sot, funksionojnë edhe trenat, përveçse drejt qytetit ku shpërtheu pandemia e koronavirusit.
Hekurudhat në Wuhan do të jenë gjithashtu funksionuese që nga 28 marsi.
Kina hoqi sot kufizimet drastike disa mujore në provincën Hubei, djepin e pandemisë së koronavirusit, që ka shkaktuar deri tani më shumë se 18 000 viktima në të gjithë botën.
”Asnjë rast i kontaminimit lokal nuk është zbuluar brenda 24 orëve të fundit, por 47 raste të importuara nga jashtë u identifikuan gjatë kësaj periudhe”, thanë sot autoritetet kombëtare të shëndetësisë.
”Janë zbuluar gjithsej 474 raste të importuara. Shumica e tyre janë kinezë që kthehen në shtëpi”, sipas Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme.