Presidenti iranian: Masa të vështira për popullin në luftën kundër koronavirusit

25 Mars 2020, 12:13Bota TEMA

Presidenti iranian, Hassan Rohani la të kuptohet sot për një ashpërsim të përgjigjes së Teheranit përballë epidemisë së COVID-19 duke njoftuar zbatimin e masave të reja shtrënguese, të vështira për popullin.

Republika islamike, që është një prej vendeve më të prekuara nga pandemia e koronavirusit të ri me Italinë, Kinën dhe Spanjën, ka refuzuar deri tani vendosjen e masave të karantinës apo të një kufizimi të popullsisë.

Gjatë një fjalimi televiziv të mbajtur në Këshillin e Ministrave, Rohani nuk i përmendi këto fjalë, por njoftoi një sere masash të reja, të vështira për popullin.

“Ka një debat të gjatë në Komitetin kombëtar të Luftës kundër koronavirusit në kuadër të riforcimit të masave”, deklaroi presidenti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje