SHBA i kërkon Koresë së Jugut kite testesh për koronavirus

25 Mars 2020, 13:30Bota TEMA

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in bëri me dije se në orët e fundit ka marrë një kërkesë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i furnizuar me kite testesh për koronavirusin.

Deklarata e Moon Jae-in erdhi pas një vizite që ai bëri në kompaninë që prodhon kitet e testeve duke shtuar se qeveria po përgatitet ta shpërndajë këtë produkt në shumë vende të botës.

“Ditën e kaluar, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump na kërkoi në mënyrë urgjente kite testesh për koronavirusin dhe produkte karantine”, deklaroi presidenti koreanojugor.

Zyra e Presidencës bëri me dije se lideri Moon Jae-in i tha homologut Trump se administrata e tij do të plotësojë kërkesën e tij nëse pajisjet e rezervës janë në dispozicion.

1 komente në “SHBA i kërkon Koresë së Jugut kite testesh për koronavirus”

  1. askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten......[PLATO] says:

    e shikoni more beqira qe ameriki-a ”superforce”[sipas jush] nuk ka as kite/teste per te testuar sumen e miliona negrove dhe ju te parasiteve tourkalvanoi ……………… !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje