Erdogan optimist për luftën ndaj Covid-19: Për dy deri në tre javë, do ta kalojmë

26 Mars 2020, 20:03Bota TEMA

Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, Erdogan gjithashtu shprehu besim se Turqia do të kapërcejë shpërthimin e koronavirusit:  Në kohën më të shkurtër të mundshme. Ndërkohë ai u ka kërkuar njerëzve të qëndrojnë në shtëpi dhe të të futen në vetë karantinë.

“Ne kemi përgatitje për çdo skenar. Duke thyer shpejtësinë e përhapjes së virusit në dy deri në tre javë, ne do ta kalojmë këtë periudhë sa më shpejt të jetë e mundur me sa më pak dëme të jetë e mundur.”- tha ai.

Vendi deri më tani ka raportuar 44 vdekje nga COVID-19 dhe gjithsej 1,872 infeksione të konfirmuara pas kryerjes së afro 28,000 testeve.

Ndërkohë ai  ka thënë se Turqia ka shërbyer gjatë këtyre ditëve si urë lidhëse për ndihmat mjekësore në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë, pas mbylljes së kufijve nga vendet e BE-së.

2 komente në “Erdogan optimist për luftën ndaj Covid-19: Për dy deri në tre javë, do ta kalojmë”

  1. Une says:

    Genjeshtar patologjik

  2. ronny says:

    Kam qene skeptik ndaj ketij burri, dhe ndaj Turqise nepergjithesi, dhe ndoshta po ti hyme thelle cdo drejtuesi shteti apo vete shteti, sigurishtqe do te gjejme gjera qe mund te na bejne qe te mos e pelqejme per nje apo me shume arsye. Po pse paskam nderruar mendim tani do thote dikush,,hehehee sepse jo thjeshte se po na ndihmon jo sepse kjo nuk ka rendesi,, se ka shume rendesi, por sepse kur shume te tjere per te cilet jemi perulur me servilizim deri sa mjekra na ka rene ne balte, i kemi thurur kenge e kemi hedhur valle kur na kane ardhur per vizite, i kemi bere buste, e skemi lene rruge dhe i i vendosur emrin, ….nderska ky buckoja qe e quajtem faraon, diktator, kriminel, satrap etj etj,, me sa po shohim po na gjendet me afer se te tjerer. E di qe do fillojne te thone, kudi se ku i rreh cekani e terci e verci,, sikur te mos duan te kuptojne qe cdo kujt nga pertej oqeanit apo ketu verdalle,, andej nga fryn era do te shkojne,,,,, per interesat e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje