SHBA akuzon për trafik droge presidentin e Venezuelës: 15 mln $ kush jep informacione që çojnë në arrestimin e Manduros

26 Mars 2020, 17:14Bota TEMA

Administrata e Trump ngriti kallëzime penale të enjten në Qarkun Jugor të New York, kundër zyrtarëve të lartë të qeverisë së Venezuelës, përfshirë presidentin Nicolás Maduro, duke i akuzuar ata se kishin një rol udhëheqës në trafikun e paligjshëm të drogës.

Akuzat shënuan një rënie të re në marrëdhëniet e Sh.B.A-së me Venezuelën, të cilat janë përkeqësuar që nga viti 1999, kur Hugo Chavez, paraardhësi i Maduro, u bë president. Ai akuzoi Sh.B.A dhe vendet e tjera se përfituan nga Venezuela, raportojnë mediat e huaja.

Administrata Trump mbështeti liderin e opozitës, Juan Guaidó, në vend të Maduros.

Maduro “ndihmoi në menaxhimin dhe drejtimin” e një organizatë kriminale e njohur si Karteli i Diellit, sipas një akt-akuze të pazbardhur.

Nën udhëheqjen e tij, karteli “kërkoi jo vetëm që të pasurojë anëtarët e tij dhe të forcojë fuqinë e tyre, por gjithashtu të furnizojë Shtetet e Bashkuara me kokainë dhe të shkaktojë efekte të dëmshme dhe varësie të drogës për përdoruesit në këtë vend”.

SHBA ofron 15 milionë $ për këdo që jep informacion, që çon në arrestimin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje