Kulla e njohur Eiffel në Paris do të bëjë homazhe çdo mbrëmje, duke nisur nga sot, për personat e mobilizuar përballë koronavirusit duke shfaqur fjalën “Faleminderit” dhe duke përcjellë mesazhe për të qendruar në shtëpi, theksoi sot bashkia e kryeqytetit francez.
“Duke nisur nga sot, çdo mbrëmje nga ora 20:00 deri në orën 23:00, Kulla Eiffel do të bëjë homazhe për të gjithë personat e mobilizuar përballë COVID-19 duke shfaqur mesazhe falenderuese dhe mesazhe për të qendruar në shtëpi”, theksoi bashkia e Parisit në një komunikatë.
“Në orën 20:00 do të shfaqet në kullën Eiffel fjala “Merci” për të gjithë mjekët, policët, për xhandarmërinë, zjarrëfikësit, agjentët e qytetit të Parisit, forcat e shpëtimit, drejtuesit e ambulancave, ushtarët, shitësit, tregtarët, vullnetarët, ndihmësit, shoqatat dhe për parizianët dhe parizianet, të gjitë të mobilizuarit përballë COVID-19”, shtoi ajo.
Epidemia e COVID-19 është përkeqësuar në Francë me 365 të vdekur të regjistruar në spital në 24 orë, për here të pare dhe një adoleshente 16-vjeçare.
Bilanci ka arritur tashmë në Francë në rreth 1 700 të vdekur që prej fillimit të epidemisë.
“Një valë jashtëzakonisht e madhe e pandemisë COVID-19 po mbërrin në disa rajone të Francës dhe do ta vendosë sistemin spitalor nën një stres paparë”, paralajmëroi sot kryeministri francez, Edouard Philippe.
“Situata do të jetë shumë e vështirë në ditët në vijim dhe unë dua ta them qartë këtë”, deklaroi Philippe pas një vizite në një njësi menaxhimit të krizës në Ministrinë e Brendshme franceze.
Kujt do ti beje homazhe te reneve apo per personat e mobilizuar ne kete lufte qe japin kontributin e tyre!Nuk e kuptoj se ku eshte homazhi ketu kur do falenderoje ata qe po skrifikojne e gjenden ne skalionin e pare!
Homazh ne gjuhen shqipe do te thote :Nderim i veçantë që i bëhet një njeriu ose kujtimit të tij në shenjë dashurie e mirënjohjeje të thellë; ceremonia që bëhet për këtë. Bëhen homazhe nga i gjithë populli. Bënë homazhe dhe vendosën një kurorë.