Ministrja Denaj sqaron paketën ekonomike të qeverisë: Pagesa do bëhet direkt në llogarinë e secilit punonjës që mbetet pa punë

27 Mars 2020, 23:03Sociale TEMA

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, ka sqaruar sot paketën ekonomike të qeverisë dhe se si do kryhet pagesa për punoniëst që mbeten pa punë.

E ftuar sot në emisionin “Ekopolitikë”, në Ora News, Denaj tha se  të gjithë do marrin pagesë në llogarinë e tyre bankare.

“Të hënën dhe të martën ne do të komunikojmë në mënyrë masive si do të plotësohet formulari që mos ketë shqetësime për këtë.

 Dhjetëditëshi i parë është afati kohë që i lejohet të gjithë bizneseve për këtë deklarim të punonjësve të tyre, qoftë ato me pagë zero, qoftë ata me pagë të deklaruar për të arritur deri tek numrat e llogarisë. 

Kuptohet që nëse 32100 nuk kanë deklaruar numrin e llogarisë do të duhet ta deklarojnë numrin e llogarisë, pasi kjo pagesë do të shkojë direkt në llogaritë e tyre bankare. Nuk do ti jepet biznesve, por do ti jepet direkt çdo personi që bën pjesë në këtë grup prej 60421.

Ky dhjetëditsh është i nevojshëm për të parë dy elementë: E para është në këtë fashë kategorie që përmendën pak më parë? Është i mbyllur dhe kush është numri i llogarisë? 

Në mënyrë që pas datës 10 gjithë ky proces, që ndodh paralelisht dhe administrata tatimore i ka të dhënat dhe i kryqëzon të dhënat me ato që sjellin bizneset do të kenë mundësinë që në ditët në vijim me një lëvizje automatike të transkasionit nga llogaria e thesarit te llogaria individuale për pagat e deklaruara të bëhen transfertat. Kjo do të jetë pagesë e muajit prill, nuk është e muajit mars”, u shpreh Denaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje