Ndërkohë që e gjithë bota është thuajse në shtet-rrethim të plotë nga frika e përhapjes së Covid-19, Suedia është një prej vendeve që duket se e ka marrë më lehtë. Aty, shkollat fillore vazhdojnë mësimin normalisht, restorantet dhe baret janë të hapura dhe madje, njerëzit inkurajohen të dalin jashtë për të marrë ajër të pastër.
E gjithë kjo tablo bie ndesh me realitetin që po shohim në pjesën tjetër të botës, por ndonëse këto masa kanë shkaktuar debat, Suedia beson se po bën gjënë e duhur.
Aktualisht aty raportohen më shumë 2,858 raste të konfirmuara dhe 77 vdekje nga koronavirusi.
“Ne s’mund të lejojmë depresionin njerëzor të Wuhan-it apo të Bergamos të përsëritet në Suedi. Kjo do të binte ndesh me principet tona thelbësore.”- shprehet kryeredaktori i gazetës më të famshme në Suedi.
Nga ana tjetër, kryministri Stefan Lofven i bëri thirrje njerëzve të ndjekin me përgjegjshmëri rregullat dhe rekomandimet e qeverisë.
Këto masa, përfshijnë punën nga shtëpia nëse është e mundur, qëndrimin në shtëpi nëse nuk ndihesh mirë, distancimin social dhe izolimin në rast se i përket grupmoshës më të rrezikuar nga Covid-19.
Ekspertët e shëndetësisë u kanë bërë thirrje njerëzve të shqyrtojnë edhe njëherë planet për të vizituar të afërmit për Pashkë.
Gjithsesi, për shumë njerëz aty, jeta vazhdon krejt normalisht. Baret dhe restorantet janë të hapura dhe të mbushura plot gjatë fundjavës, pavarësisht urdhrit për distancim social.
Në kontrast me të, Norvegjia 2 javë më parë mori masa të rrepta brenda pak kohe, duke pezulluar eventet kulturore, sportive dhe duke mbyllur shkollat dhe bizneset.
Këshilla e përsëritur në Suedi është për të moshuarit. Ata duhet të qëndrojnë në shtëpi, jo fëmijët!
Epidemiologë suedezë, kanë inkurajuar popullin të dalin nëpër parqe dhe të shijojnë diellin e pranverës duke patur parasysh distancën e sigurisë dhe duke shmangur kontaktin e afërt fizik. Sipas tyre, qëndrimi në shtëpi është gjithashtu i dëmshëm.
Vendim i drejtë ose ajo, deri më tani Suedia nuk ka ndonjë gjendje më të përkeqësuar se vendet fqinjë që kanë ndjekur masa drastike.
Përshtatur nga The Telegraph & Daily Mail
Flasim pas nje jave.
Po ç’pas një jave, atje virusi ka shkuar më herët se tek ne e tek greqia.
Mos ke përshtypjen se këtu në Europë nuk do infektohet 80% e popullsisë , do infektohen sigurisht pavarësisht masave. Masat meren thjesht për të fituar kohë ,pra sa për të frenuar pak shpejtësinë e përhapjes dhe jo pëhapjen vetë.
S’ka ardhur akoma vala dhe në të vërtetë të moshuarit janë të izoluar në shtëpitë e pleqve. Sigurisht që kërkohet përgjegjësi nga cdo individ, dhe do vijë koha kur të merret vendimi i karantinës, por unë një javë e kalova duke punuar nga shtëpia. Stockholmi është drejt kalimit në karantinë, shumë biznese janë mbyllur, të papunë me mijëra…mos bëni propogandë pa ditur vërtetë si është gjëndja.
Edhe dicka: këtu bindesh kur të thonë se duhet të ndjekësh këto rregulla, nuk del sheti përnatë të thotë këtë por ekspertët.
Ka shumë kritika për mënyrën e ndjekur, por sic thotë artikullshkruesi, koha do e tregojë. Por kur të vijë koha ta tregojë, s’do kenë ngelur njerëz ta dëgjojnë e vërtetojnë nëse ishte e drejtë apo e gabuar.
Suedia po gabon qe nuk po merr masa .Nje gabim galopant i atijshteti qe do kete nje tragjedi mbas disa ditesh ,gabim Politik berje nga ana e qeveris Suedeze eshte shume kokeforte,Po me virusin nuk ka as kokefortesi as trimeri ,,po masa drastike te menjehershme per mbrojtien e popullsise,ZOTI I NDIMOFTE
Flasim mbas një muaji. Është cinike, por çfarë të bëjmë.
Kështu mendoi dhe e filloi edhe Boris Jonson në Britani të Madhe !
CORONAVIRUS NUK EGZISTON.
GJITHÇKA ËSHTË E E SAJUAR. VDEKJET E RAPORTUARA NË ITALI JANË VDEKJE NATURALE DHE JA ADRESOJN KTIJ PSEUDO VIRUSI.
Se shpejti do lindi qytetari dixhital 5G.
(jo ai I Berishës mos u ngatërroni)
Do ta shohin pas dy ose tre javesh. Pastaj do ta kthejne pllaken si kryeministri i Anglise . Po atehere do ma hane sa krahu.