Pështyu në karrocat e ushqimeve, i infektuari me koronavirus në Arabi mund të dënohet me vdekje

27 Mars 2020, 19:53Bota TEMA

Një burrë i arrestuar pasi kishte pështyrë në karrocat e ushqimeve dhe dyert e një qendre tregtare në Arabinë Saudite mund të dënohet me vdekje pasi doli pozitiv me koronavirus.

Ngjarja ka ndodhur në provincën Hail. Siç publikon “Daily Mail”, personi u testua pas arrestimit dhe doli pozitiv me COVID-19.

Autoritetet i kërkuan çdo personi që kishte qenë në qendrën tregtare që të kryente testin për koronavirus.

Zyrtarët sauditë thanë se i arrestuari mund të dënohet edhe me vdekje pasi “është e qartë se ai e dinte që kishte temperaturë dhe kollë kur kreu veprimin, që kishte për qëllim që të vriste persona të tjerë”.

Arabia Saudite numëron 1012 raste me koronavirus dhe 3 viktima deri tani.

3 komente në “Pështyu në karrocat e ushqimeve, i infektuari me koronavirus në Arabi mund të dënohet me vdekje”

  1. askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten......[PLATO] says:

    aravas/tourkalvanos,una rraza una facia………..pis miliet!

  2. Epo tani ... ??‍♂️ says:

    Keshtu eshte 97% e njerezimit.

    Coronavirusi eshte imuniteti i tokes ndaj njeri-virusit

  3. Miri says:

    Tema, nuk kuptoj pse lejoni komente raciste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje