Smartpoint Albania bën ndryshim rrënjësor të kompanisë, ndryshon emrin dhe imazhin e saj

27 Mars 2020, 10:55Ekonomia TEMA

Gjatë ditës së sotme, 27 Mars 2020 kompania Smartpoint Albania vendosi të bëjë një ndryshim rrënjësor të kompanisë duke ndryshuar emrin dhe imazhin e saj. Duke filluar nga sot do të kemi një kompani të re që tregëton pajisje elektronike në treg, Nova.

Nova do të nisë rrugëtimin e saj në tregun e pajisjeve elektronike në Shqipëri me një staf që e njeh mirë konsumatorin shqiptar dhe nevojat e tij. Nova, përvec telefonave celularë do të tregtojë edhe pajisje IT, aksesorë smart home apo aksesorë makine, laptopë, kufje, lojra për PC, Play Station, XBOX, lojra për fëmijë nga mosha 3-vjeçare deri në moshën 14-vjeçare etj.

Rrjeti i dyqaneve Nova shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Fillimisht me 2 dyqane në kryeqytet dhe me pas në të gjithë vendin në qytetet me përqendrim më të madh të popullsisë në zonat urbane. Drejtuesit e kësaj kompanie po shikojnë mundësinë të zgjerojnë rrjetin e dyqaneve me 3 lokacione të reja brenda vitit 2020.

Nova premton brandet më të mira, çmime konkurruese dhe githmonë cilësi në produktet që tregëton.

Tek Nova, të rinjtë dhe të rejat, dhe jo vetëm do të gjejnë një partner me eksperiencë për t’i besuar blerjet e tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje