Gjermania është një 10 vendet me numrin më të lartë të njerëzve të diagnostikuar me Covid-19. Referuar të dhënave, Gjermania ka shumë më shumë të prekur se Franca, përkatësisht më shumë se 50,000 të infektuar krahasuar me 33,402 të Francës, mirëpo numri i vdekjeve është i ndryshëm. Në Gjermani kanë ndërruar jetë 321 persona, ndërkohë që në Francë 1,997. Situata paraqitet kritike edhe në Iran, ku nga 32,332 të infektuar, 2,378 kanë ndërruar jetë.
Ekspertët e shëndetit po përpiqen të analizojnë se çfarë ka bërë ndryshe Gjermania dhe ku qëndron suksesi i përballjes me Covid-19. Sigurisht që disa janë të mendimit se Gjermania është ende ne fazën ku kanë qenë shtetet e tjera më parë, mirëpo të tjerë ekspertë (via CNN) thonë se sistemi mjekësor është një pikë kyçe në këtë pandemi. Ata u referohen infermierëve.
Politika e Gjermanisë për të rekrutuar sa më shumë mjekë dhe infermierë, mes tyre edhe shumë shqiptarë, është e njohur tashmë.
Masat parandaluese, strukturat mbrojtëse, shtretërit dhe spitalet nuk kanë ndonjë ndryshim shumë të madh me vende të tjera të zhvilluara, mirëpo dallojnë në një pikë: Numri i infermierëve në krahasim me popullatën e përgjithshme.
Gjermania ka 13.2 infermierë për 1,000 banorë dhe është shifra më e lartë në të gjitha vendet e prekura nga koronavirusi.
Numri i lartë i infermierëve është një faktor i rëndësishëm sepse është thelbësor për menaxhimin e pacientëvë dhe rrjedhimisht në sigurimin e mbijetesës. Një spital që kupton rëndësinë e infermierëve është padyshim një spital efektiv që ka më shumë mundësi të përmirësojë gjendje kaotike si kjo e pandemisë.
(anabel) Burimi: CNN & Euronews/ Të dhënat (27 mars, ora 21:00) John Hopkins Institute
Nuk eshte as kjo. Per te kuptuar sa thelle eshte futur realisht virusi duhen analizuar te “dhenat absolute” qe eshte numri i te vdekurve. Te dhenat e “te semureve” jane relative ne baze te konstatimeve dhe aftesise per te konstatuar. Pra numri i te infektuarve eshte nje e dhene relative. Nga nje analize e tille (pra duke arsyetuar mbi numrin e vdekjeve dhe jo te semureve) kuptohet pse Gjermania ka nje numur REAL te infektuarish me te vogel se vendet e tjera. Ne itali rezultojne 80 mije te prekur nderkohe qe mund te jene mbi 1 milion. Italia eshte prekur nga virusi me thelle se sa raportohet. Kjo vjen sepse sistemi eshte ne kolaps dhe matjet me tampone u behen vetem rasteve te renda qe paraqiten ne spitale ose therrasin urgjencen per te rrezikuarit me vdekje. Qindra mijera raste te tjera jane ne shtepi dhe figurojne te paprekur. Ne Gjermani situata eshte me shume nen kontroll, behen me shume tampone dhe te semuret izolohen. Nese numri i te prekurve do te rritet, nuk ka shpetim