Pedagogia Haris Vongli ka bërë me dije se ajo është vetëkarantininuar dy herë gjatë kësaj periudhe ku virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën.
Herën e parë është vetë-karantinuar në Pekin gjatë muajit janar pasi ishte atje gjatë festimeve të Vitit të ri ku u izolua për 12 ditë pas shpërthimit të koronavirusit në Wuhan, ndërsa tashmë në Tiranë.
“Një virus i ri i panjohur që në fillim ka shenjat e një gripi normal. Ka qenë periudha e festimeve të Vitit të Ri Kinez.
Unë isha me fat se isha në kohën kur Pekini ishte i boshatisur.
U vetëizolova atje për 12 ditë. Por disavantazh në atë periudhë ishte se kinezët kishin pushim dhe qytetarët kinezë kanë lëvizje masive, duke bërë që të ketë qenë dhe periudha kryesore e përhapjes.
Kinezët janë një popull i bindur dhe dhe i kanë ndjekur me qetësi të gjithë udhëzimet e qeverisë.
Në 24 janar kur unë kam ardhur në Shqipëri ka ndodhur edhe izolimi i Whanit, i cili ka 12 milionë banorë, e cila është qëndra e provincës Hubei që ka 56 milion banorë, ndërsa Italia ka 60 milionë banorë.
Një provincë e Kinës është sa një shtet i Evropës, ndaj ju duhet ta mendoni se çfarë përhapje marramendëse ka pasur në Kinë dhe në tërë botën nga lëvizja e qytetarëve”, tha ajo në një lidhje për “Abc News”.
Sa mire qe nuk te ka zene coronavirusi,qenke e mire prandaj.