Ish-kryeministri italian: Të hapim gjithçka, të bashkëjetojmë me virusin ndryshe do vdesim për bukë

29 Mars 2020, 08:47Bota TEMA

Ndërsa Italia po përballet me rekorde të vdekurish për shkak të koronavirusit, Ish-kryeministri Matteo Renzi propozon rikthimin e jetës normale. Në një intervistë për “Avvenire”, ai ka sugjeruar që të hapet gjithçka, përndryshe njerëzit do të vdesin për bukë.

Vaksinë nuk ka dhe nëse gjërat shkojnë në më të mirën e mundshme, mund ta përqafojmë sërish njëri-tjetrin pas një viti. T’i hapim të gjitha. Nuk mund të presim derisa të kalojë gjithçka. Nëse rrimë të mbyllur, njerëzit do të vdesin për bukë. Ka një rrugë të vetme: të bashkëjetojmë me virusin”, ka thënë ai.

Deklarata e ish-kryeministrit të majtë, mik i kryeministrit Rama, nuk mund të kalonte pa reagime. Emra të politikës italiane e kanë kundërshtuar menjëherë propozimin e tij. Por edhe autoritetet shëndetësore janë ngritur menjëherë kundër, duke e quajtur çmenduri propozimin e tij.

Ajo që mund të duket si një propozim provokues është në të vërtetë sugjerimi i një njeriu të politikës që nuk e mban mbi shpatulla peshëm e një krize të këtyre përmasave dhe mund të flasë kollaj nga të tilla pozita. Me siguri, si mik i afërt dhe bashkëpozues në selfiet e panumërta gjatë vizitave reciproke, Rama do ta kritikojë për një propozim të tillë. Është e pamundur të ndajnë të njëjtin qëndrim, duke qenë se tani qëndrojnë në nivele të ndryshme të politikës.

Ndërsa Italia regjistron çdo ditë të paktën 500 të vdekur dhe mijëra të infektuar rishtas, si dhe shtrëngon masat kufizuese, edhe SHBA dhe Britania sapo kanë hyrë në “zonën e nxehtë”. Ndryshe nga fillimet e pandemisë, kur thanë se do të ndiqnin një strategji të ngjashme me atë që propozon sot Renzi, edhe Johnson dhe Trump bënë kthesë dhe iu dorëzuan strategjisë së izolimit për të frenuar “armikun e padukshëm”.

7 komente në “Ish-kryeministri italian: Të hapim gjithçka, të bashkëjetojmë me virusin ndryshe do vdesim për bukë”

  1. Klodi says:

    Po c’rendesi ka te permendet qe ka qene mik i Rames,apo jo? Duket sikur eshte shkruar nga Qim Peka.

  2. Gin says:

    Renci ka hallin e tarafit te vet, matrapaze qe shiten per biznesmene. Ka hall se i mbarojne rushfetet. Njeri i diskredituar ketu ne Itali

  3. Mbahuni trima shqipekar says:

    Kete e kam thene edhe une para Renzit,sepse pasi te fitojme luften me virusin do vdesim nga urija.
    Industria ushqimore dhe bujqesia duhet te punojme me shume dhe nen masa te rrepta.
    Nuk ka fitore te cdo lufte pa viktima…
    Edhe Trump deklaroi se do sakrifikojme qe te mos vdes ekonomia…
    Apo nje tjeter senator amerikan shkoi edhe me tej se ishte gati te sakrifikonte veten si shume pleq te tjere qe do eliminoheshin..
    Trimat shqiptar u dorzuan pa lufte,vetem duan te rrine neper kafene dhe te shesin pordhe…
    Ti hipin makines dhe te duken se kane zbritur nga qerrja…

    1. Himarjoti says:

      Laj e shperlaj prap lekur mut i janulles mbetesh,e kemi then gjithmon.

  4. Asd says:

    Eshte heret te diskutohet sistemi “renzi” sot. Pas dy apo tre muajve izolimi, patjeter do te perdoret dhe do te kalohet tek sistemi i hapur. Bota do te mesohet me vdekjet ne mase.

  5. Niko says:

    Po ra ekonomia do jemi kaq keq sa do na vijë keq pse s’na morri koronavirusi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje