“Sqarimi i fundit", Rama: Listat e shqiptarëve që do të kthehen në atdhe janë mbyllur, s'mundemi t'i sjellim të gjithë në Shqipëri pa mbaruar lufta

29 Mars 2020, 13:12Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama tha se lista e shqiptarëve të mbetur jashtë vendit që do të kthehen në atdhe tashmë është e mbyllur.

Më tej Rama theksoi se të tjerët që kanë mbetur jashtë Shqipërisë do të presin mbarimin e luftës siç ai quan situatën me COVID-19, për t’u kthyer në atdhe.

“Sqarimi i fundit për të gjithë ata që nuk e kanë dëgjuar, nuk e kanë e lexuar apo nuk duan ta kuptojnë, se nuk do të riatdhesojmë në masë bashkëqytetarë jashtë kufijve:

Të dashur motra e vëllezër, kudo që ndodheni e merrni papushim në telefon ambasadat tona, ju lutem mos shpenzoni më kohë e të ardhura për telefonata, sepse nuk ktheheni dot në Shqipëri deri në mbarimin e luftës! 

Ndjesë 1000 herë, po kjo është një luftë ku ne duhet të ruajmë njëri-tjetrin dhe misionet tona të riatdhesimit (kemi shpjeguar, rishpjeguar, stërshpjeguar) do të kthejnë në atdhe vetëm një numër të kufizuar personash, të mbetur rrugëve në kuptimin më të drejtpërdrejtë të fjalës;

bashkëqytetare që nuk paguanin dot më hotelet, ku ngecën keq në minutën e fundit apo një numër studentësh të mbetur në pikë të hallit; njerëz që u listuan përpara shpalljes së misioneve të fluturimit nga përfaqësitë tona dhe u verifikuan një për një, për situatën e tyre të rënduar.

 Prandaj e kam thënë, qysh në momentin e parë të lajmërimit të iniciativës sonë për t’i kthyer këta persona, se lista është e mbyllur, me numër të saktë, por fatkeqësisht shumëkush nuk e ka dëgjuar dhe vazhdon të mos e dëgjojë, madje disa në vend që të dëgjojnë akuzojnë, shajnë e mallkojnë! 

Po s’ka problem për akuzat, sharjet e mallkimet, thjesht mos u mundoni më për të gjetur vend në avion, sepse nuk ka dhe nuk do të ketë deri në përfundimin e luftës! Më vjen tmerrësisht keq, po shpresoj në mirëkuptimin e secilit, ashtu sikundër uroj dhe besoj që të rikthyerit nuk do të luajnë me jetën e familjarëve e të të njohurve të tyre, po do të vetëkarantinohen strikt e s’do luajnë fare nga vendi.

Mbrëmë Lasgushi ka sjellë një grup të parë nga Italia dhe Policia e Shtetit do të publikojë emrat e tyre dhe të të gjithë atyre që do kthehen, sipas një praktike të dobishme të disa vendeve, në mënyrë që po e shkelën ligjin e vetëkarantinimit askush që i njeh të mos u afrohet! Ndjesë 1000 herë edhe për këtë, po ecuria deri këtu pozitive e luftës së madhe që po bëjmë, nuk mund të cënohet nga papërgjegjshmëria e askujt!“, shkruan Rama teksa poston videon më poshtë.(TemA)

3 komente në ““Sqarimi i fundit”, Rama: Listat e shqiptarëve që do të kthehen në atdhe janë mbyllur, s’mundemi t’i sjellim të gjithë në Shqipëri pa mbaruar lufta”

  1. Kadri kurti says:

    Jam nje shtetas shqipetar qe kam mbetur ne itali pas mbylljes se kufinjve . Nuk jam ne gjendje te perballoj situaten ekonomikisht . Kam provuar te kontaktoj me konsullatat nepermjet numrave te tel. po nuk pergjigjet askush . Ju lutemi na zgjidhni kete problem .

  2. ZOTI says:

    O zoti kryeminister,, pak me poshte eshte nje sqarim tjeter ,,qe keni nisur nje operacion perr te riatdhesuar te gjithe SHQIPTARET qe duan te kthehen kudo ne bote keni vene edhe linkun e ambasadave,,, tani po na del me tjeter sqarimm,, flm me falni thjesht per sqarim,,,se jam i interesuar per nje te moshuar

  3. ZOTI says:

    O zoti kryeminister,, pak me poshte eshte nje sqarim tjeter ,,qe keni nisur nje operacion perr te riatdhesuar te gjithe SHQIPTARET qe duan te kthehen kudo ne bote keni vene edhe linkun e ambasadave,,, tani po na del me tjeter sqarimm,, flm me falni thjesht per sqarim,,,se jam i interesuar per nje te moshuar,,QE NDODHET NE ITALY

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje