Thellohet tragjedia në Lombardi, 416 të vdekur vetëm në 24 orët e fundit

29 Mars 2020, 18:35Bota TEMA

Në rajonin italian të Lombardisë 24 orët e fundit u regjistruan 416 njerëz që humbën jetën për shkak të prekjes nga koronavirusi.

Të dhënat që publikuan para pak, autoritetet shëndetësore të Lombardisë, vënë në dukje se ka shkuar në 6.360 numri i të vdekurve vetëm në këtë rajon të veriut të Italisë.

Sakaq orët e fundit raportohet për 1.592 të infektuar të tjerë që e çojnë në 41.007 numrin e rasteve me koronavirus në Lombardi.

Në terapi intensive gjenden 1328 njerëz kurse raportohet se deri tani janë shëruar 9.225 persona, ndër të cilët 293 në 24 orët e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje