VIDEO/ "Jeni bukëshkalë, do t’ia dalim vetë!", protestojnë italianët, djegin flamurin e Bashkimit Europian

29 Mars 2020, 17:56Bota TEMA

Zhgënjimi i italianëve nga Bashkimi Europian ka zbritur nga rrjetet sociale drejt e në terren, pasi disa njerëz janë mbledhur në rrugë duke djegur publikisht flamurin e BE.

Në protesta që po zhvillohen thirrjet po shtohen me kërkesa nga më të ndryshmet. Disa duan që të braktiset zona e euros dhe të rikthehet lira italiane si monedhë zyrtare.

Të tjerë shkojnë dhe më larg duke kërkuar me banderola dhe thirrje, daljen e Italisë nga Bashkimi Evropian.

Në Xhenova, disa banorë i vunë flakën flamurit të BE nën thirrjet “Jemi italianë, do ia dalim vetë”. Incidente të ngjashme me djegie të flamujve të BE ka pasur dhe në zona të tjera të Italisë, gjithsesi konsiderohen sporadike.

Ndërsa në rrjet mbështetësit kanë krijuar hashtagun #CiSalviamoDaSoli.

#CiSalviamoDaSoli ?? #RadioSavana pic.twitter.com/54ctx4hmj6

— RadioSavana (@RadioSavana) March 27, 2020

3 komente në “VIDEO/ “Jeni bukëshkalë, do t’ia dalim vetë!”, protestojnë italianët, djegin flamurin e Bashkimit Europian”

  1. tarasi says:

    I kemi pare Italanet se cfare jane ne gjendje te bejne te vetem : FASHIZEM, DUÇE , MAFIA !
    Italiani fatte scifo !

  2. Rangozi says:

    ja edhe kta si gabelet greke. nuk kane bithe tj kerkojne parate te korruptuarve qe i kane qeverrisur per dekada por ngrihen kundra te treteve qe as i njohin per fytyre.

  3. Musa says:

    Italiani ano ragione adeso italiani che ano bisogno europa ci mette a dormire

    uss

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje