Spanja me 79 mijë të infektuar dhe 6531 të vdekur, qeveria bllokon çdo aktivitet

29 Mars 2020, 13:40Bota TEMA

Spanja po përjeton ditët e saj më dramatike si pasojë e përhapjes të koronavirusit. Sipas të dhënave e Ministrisë së Shëndetësisë spanjolle, dje ka patur 832 të vdekur, duke i çuar në 6531 në total.

Të prekurit në Spanjë nga COVID-19 janë 78.797, ku prej tyre më shumë se 43 mijë gjenden në spital, duke konfirmuar agresivitetin e koronavirusit në gadishullin iberik.

Kryeqyteti Madrid është padyshim epiqendra kryesore me pothuajse 23 mijë të prekur, dhe më shumë se 1500 të vdekur, ndërkohë që në Katalunja të prekurit janë tashmë 15 mijë.

Qeveria spanjolle ka deklaruar se çdo aktivitet i cilësuar si jo bazik do të pezullohet deri në 9 prill, duke ndjekur “modelin” italian.

Rastet e COVID-19 në botë ndërkohë kanë kaluar 670 mijë personat.

1 komente në “Spanja me 79 mijë të infektuar dhe 6531 të vdekur, qeveria bllokon çdo aktivitet”

  1. Kurajo! DURIM. DO TE KALOJE EDHE KJO E KEQE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje