FOTOT/ Koronavirusi: Britania kthen qendrën e ekspozitave në një spital gjigand

29 Mars 2020, 11:10Bota TEMA
FOTOT/ Koronavirusi: Britania kthen qendrën e ekspozitave në një

Në Britaninë e Madhe numri i të prekurve me koronavirus po rritet dita ditës.

Për këtë arsye qeveria ka ndërmarrë inisjativën për të ngritur një spital gjigand brenda ExCeL Centre.

Fotot tregojnë punën që po bëhet në Londër për të shndërruar qendrën e ekspozitave në një spital gjigand për pacientët me koronavirus.

Në këtë hapësirë do të futen mijëra shtretër për ata që vuajnë nga COVID-19, të kompletuar me oksigjen, ventilatorë dhe pajisje të tjera që duhen për luftën ndaj virusit vdekjeprurës.

Mendohet se në këtë qendër do të jenë të disponueshme 4000 shtretër. Në total, në Britaninë e Madhe janë gati 33 000 shtretër për pacientët me COVID-19. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje