Kriza e koronavirusit, Von der Leyen: Nuk do të punojmë për “koronabond”-in

29 Mars 2020, 10:42Bota TEMA

Në krizën e koronavirusit, Komisioni Europian nuk parashikon të emetojë bonot e tij të borxhit, deklaroi presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen.

“Ka limite ligjore të qarta për këtë dhe nuk ka plane. Ne nuk do të punojmë për këtë”, nënvizoi Von der Leyen duke shtuar se fjala “koronabond” është vetëm një slogan.

“Pas saj fshihet pikëpyetja e madhe e garancive. Dhe për këtë rezervat e Gjermanisë, si dhe të vendeve të tjera janë të justifikuara”, shtoi ajo.

“Komisioni Europian do të propozojë një projektbuxhet të ri shumëvjeçar të BE-së për t’i bërë ballë pasojave ekonomike nga pandemia e koronavirusit”, njoftoi presidentja e ekzekutivit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje