Britanikët duhet të përgatiten për një periudhë të gjatë kufizimi për shkak të koronavirusit të ri, paralajmëroi sot krahu i djathtë i kryeministrit, Boris Johnson.
Qeveria dekretoi të hënën një kufizim të përgjithshëm të popullsisë për të paktën tre javë, në përpjekje për të frenuar përhapjen e epidemisë që ka shkaktuar 1 019 të vdekur dhe 17 089 persona të kontaminuar në Britaninë e Madhe.
“Nuk mund të bëj parashikime, por mendoj se të gjithë duhet të përgatitemi për një periudhë të gjatë kufizimi”, deklaroi Michael Gove, një minister i planit të pare, për BBC.
“Do të kisha dëshiruar të parashikoj se kur do të merrte fund e gjithë kjo, por për momentin është vendimtar që ne të respektojmë në javët e ardhshme masat strikte që janë vendosur përsa i përket distancimit shoqëror”, shtoi ai.