Misteri në Wuhan: Kinezët po "infektohen" për së dyti

30 Mars 2020, 16:37Bota TEMA

Një valë e dytë infeksionesh misterioze në Wuhan po vë në pikëpyetje saktësinë e metodabe diagnostikuese të COVID-19, ndërkohë që Kina po përgatitet të dalë nga karantina.

Nga 18 deri më 22 marsi, qyteti kinez i Wuhan nuk raportoi asnjë rast të ri të virusit përmes transmetimit nga një person tek një tjetër. Kjo u pa si një pikë kthese në përpjekjet për të frenuar pandeminë, e cila ka prekur më shumë se 80,000 njerëz në Kinë. Në Wuhan epidemia ishte veçanërisht i ashpër, ku u shënuan më shumë se gjysma e të gjitha rasteve të konfirmuara në Kinë.

Por disa banorë të Wuhanit që kishin testuar pozitiv më herët dhe më pas ishin shëruar, po testojnë pozitive për herë të dytë. Bazuar në të dhënat e karantinave në qytet, të cilat strehojnë pacientë për vëzhgim të mëtejshëm pas daljes nga spitalet, 10% e pacientëve që “shërohen”, kanë testuar përsëri pozitiv.

Shumë prej atyre që kanë rezultuar pozitiv për herë të dytë duket se janë asimptomatikë, pacientë që mbartin virusin por nuk shfaqin ndonjë nga simptomat të sëmundjes. Këto të dhëna sugjerojnë se shpërthimi në Wuhan nuk ka mbaruar.

Katër pacientë që kanë testuar pozitiv për herë të dytë në mars thanë se ishin sëmurur pasi u liruan nga kujdesi mjekësor. Dy javë pas daljes nga spitali, gjendja e tyre u përmirësua, por pas një kontrolli rutinë,  mjekët zbuluan se ata testuan sërish pozitiv.

Dy prej tyre janë mjekë të cilët u sëmurën pasi mjekuan pacientët në spitalet e tyre në Wuhan. Një prej tyre shfaqi simptoma të rënda gjatë raundit të parë të virusit dhe u shtrua në spital. Mjeku i dytë shfaqi simptoma të lehta në fillim dhe u karantinua gjatë kulmit të  shpërthimit.

Por kur u testuan për herë të dytë për koronavirus me 22 mars, të dy mjekët ezultuan pozitivë edhe pse nuk shfaqnin asnjë nga simptomat tipike, siç janë ethet ose kolla e thate.

Por a mund të themi se testimi pozitiv për herë të dytë nënkupton se kemi të bëjmë me një valë të dytë të epidemisë? Virologët mendojnë se nuk ka gjasa që një pacient COVID-19 të mund të ri-infektohet kaq shpejt pas shërimit, por thonë se duhet pasur kujdes. Kina nuk përfshin në shifrat zyrtare ata që ri-infektohen dhe as ata që nuk shfaqin simptoma.

Ekspertët thonë se mundur që rezultati i parë i testit që sugjeron se një pacient është shëruar, të jetë i rremë. Kjo sipas tyre mund të ndodhë nëse shtupa e përdorur për të mbledhur kampionet e virusit nuk ruhet me kujdes dhe mund të rrjedhë disa pjesë të virusit. Dr Li Wenliang, një mjek nga Wuhani që vdiq më vonë nga virusi në shkurt, testoi disa herë negativ përpara se të diagnostikohej saktë.

Në shkurt, Uang Chen, drejtor në Akademinë Kineze të Shkencave Mjekësore shtetërore, vlerësoi se testet e acidit nukleik të përdorur në Kinë në identifikimin e rasteve ishin të sakta vetëm 30% -50% të kohës.

Sa e vërtetë është rimëkëmbja e Kinës?

Të martën, provinca Hubei tha se do të lehtësonte masat e izolimit. Autoritetet në Kinë tani kanë filluar për më shumë se dy javësh t’i lejojnë banorët të lëvizin nga një qytet në tjetrin.

Por “Caixin”, një media e pavarur kineze, raportoi në fillim të kësaj jave se spitalet në Wuhan po vazhdonin të përballeshin me raste të reja të bartësve të virusit që nuk shfaqnin simptoma. Një zyrtar shëndetësor tha se autoritetet po zbulon rreth një duzinë raste të tilla në ditë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve për mënyrën sesi qyteti po numëronte raste asimptomatike, komisioni shëndetësor i Wuhan tha të hënën se po karantinonte pacientët pa simptoma në reparte të specializuara për 14 ditë. Këta pacientë do të përfshihen në numërimin e rasteve të reja ditore nëse shfaqin simptoma, thanë autoritetet.

“Bazuar në të dhënat e disponueshme të Organizatës Botërore të Shëndetit, infeksionet e reja transmetohen kryesisht nga pacientë të cilët kanë simptoma. Prandaj rastet asimptomatike nuk mund të jenë burimi kryesor i përhapjes së virusit,” tha komisioni.

Po ashtu Zunyou Wu, një studiues në komisionin shëndetësor të Kinës u tha gazetarëve të martën se pacientët asimptomatikë “nuk mund të shkaktonin përhapjen” e virusit. /NPR/

12 komente në “Misteri në Wuhan: Kinezët po “infektohen” për së dyti”

  1. XXXL says:

    Kinezet vazhdojne me kinezerite, po marrin boten ne qafe.
    Pandemia e Covid-19 ne Kine vazhdon, por propoganda Komuniste e quajti te mbyllur.
    Jane rrace mashtruesish, ky shhtet duhet te futet nga e gjithe bota ne Kar-antine.

    1. Andon says:

      Jo po Albini Putini dhe Saliu mendojne ndryshe

  2. ? says:

    Tashti u bo fare lesh arapi, s’po e merr vesh i pari te dytin, masnej kur te vije i treti as ket s’kane per ta marre vesh as i pari e as i dyti. Me nje fjale pordhe kinezesh.

  3. Benjamini says:

    Kinezet jane njerez puntore,kopjace por per hir te sistemit e politikes se tyre edhe mashtrues te medhenj. Prandaj jo gjithmone do marre seriozisht.

  4. robert says:

    MBYLLNI JUFIJT ME KINEN TJETER ORGANIZEM KINEZET TJETER NE KETEJ POLITIKAN BYTH QIRA

  5. Lul perversi says:

    Personat qe rezultojne pozitive jo sintomatike dmth. Se Kane krijua imunitet sic do te ndodhe ne mbare boten.

  6. babale says:

    komunistat kinez nuk trgoin te verteten si me vaksinen e malarjes e mbajten fsheht gati 3 vjet komunistat nuk jan per tu besuar kurr

    1. samaritan says:

      na rrofshythen o babale narkogomari.

  7. Korona kineze says:

    U hap tregu kafsheve te egra dhe lakuriqave te nates para 1 jave
    A thuaj kan zene mend kinezet?
    Ata Jan me koqe se tfgs I temes

  8. Zylo says:

    Nese tregu i kafsheve eshte rihapur sic kane shkruajtur mediat biterore atehere asnje shtet ti shtrije doren dhe mundesisht duhet ta bllokojne me cdo menyre tregtine me Made in China se nuk po marrin vesh se cfare i kane bere botes njerzore

  9. Eksperimenti says:

    Njerez apo buburece patatesh jane keta qe po bejne eksperimente , i sperkaten me hekzaklor nuk ngordhen shume , tashti Ja kethyen me lindan , te shohim !

  10. shqip says:

    Asnjë treg nuk është hapur. Media e huaj ka bere një kronikë ku shihej tregu i mbyllur. Ka lëvizje nëpër rrugë, por jo në masë. Kthimi i ndonjë rasti nuk është gjë e pa njohur. Në Kinë u kthyen rreth 150 mijë vetë pas karantines. Janë komunista apo janë ballista, këto janë banalitete. Ata e frenuan me aq. Viktimat mund të ishin me miliona. Po ai është shtet që e ngre spitalin për një javë. Nuk është si rruga Arbrit që ka filluar kur Berisha ishte 50 vjeç. Ky virus do qarkullojë me vite deri sa masa të bëhet imune. Kush beson që me dy muaj i lajme hesapet me korona virus, gënjen veten. Llojet e gripit jetojnë bashkë me ne. E veçanta do jetë që shklla e vdekshmërisë në të ardhmen nuk do jetë e lartë si tani. Ose më mirë të themi transmetimi nuk do jetë kaq i shpeshtë. Kjo falë edhe ndonjë vaksinë apo disa medikamente që do dalin në të ardhmen e afërt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje