Spanja regjistroi 812 të vdekur në 24 orë si pasojë e pandemisë nga koronavirusi duke e çuar bilancin total në 7 340, njoftuan sot autoritetet.
Kjo shifër shënon një rënie të lehtë në raport me rekordin prej 838 të vdekur në 24 orë shënuar të dielën, vendi i dytë në botë përsa i përket numrit të të vdekurve si pasojë e COVID-19 pas Italisë.
Më shumë se 700 000 raste me koronavirusin e ri janë regjistruar zyrtarisht në botë që prej fillimit të pandemicë, sipas burimeve zyrtare.
Të paktën 715 204 raste të infektuar, mes të cilëve 33 568 të vdekur janë regjistruar në 183 vende dhe territore, vçanërisht në SHBA me 143 025 raste prej të cilëve 2 514 të vdekur, në Itali 97 689 raste, vendi më i prekur për nga numri i të vdekurve e 10 779 dhe në Kinë me 81 470 raste, mes të cilëve 3 304 të vdekur, vatra fillestare e përhapjes së pandemisë.
Numri i rasteve të diagnostikuara nuk reflekton numrin real të të kontaminuarve pasi shumë vende kryejnë testime vetëm për rastet që iu nevojitet shërbimi spitalor.