Rrëzimi i qeverisë me mocion mosbesimi, Presidenti Hashim Thaçi fton Albin Kurtin për diskutime më 1 prill

30 Mars 2020, 22:15Rajoni TEMA
Rrëzimi i qeverisë me mocion mosbesimi, Presidenti Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thirrur në takim kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, më datë 1 prill për tu konsultuar për emrin e kryeministrit.

Ky takim vjen pas rrëzimit të qeverisë një javë më parë përmes një mocioni mosbesimi të inciuar nga partneri në koalicion i Vetëvendosjes, Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë do të ndërmarr hapat e përcaktuar në Kushtetutë. Në këtë drejtim, ju ftoj që të merrni pjesë në takimin konsultativ për të diskutuar hapat e mëtejshëm”, thuhet në ftesën e Thaçit për Albin Kurtin.

Ndërkohë, në disa komunikime të mëparshme të zyrtarëve të Vetëvendosjes apo dhe vetë Kurtit, është lënë të kuptohet se ata nuk do të japin asnjë emër tjerët për kryeministër.

 

8 komente në “Rrëzimi i qeverisë me mocion mosbesimi, Presidenti Hashim Thaçi fton Albin Kurtin për diskutime më 1 prill”

  1. Gipa says:

    Jo jo bashkohuni Ldk e Pan e dreq i mallkuem se pa zgjedhje nuk mund te formoni kurrfar qeverie te hajnave te rinj.vetem Sovrani vendos per kete dhe mos u mashtroni se populli nuk do ta lejoj kete bande te re te formuem ne kohen e Coranivirusit te kaloj mashtroheni.

  2. P. Hajdini says:

    Te enjten “Gjarpni” njoftoi se te hanen, pra sot, do thrriste te tana partite parlamentare per konsultim, lidhur me formimin e qeverise se re.

    Kete gja sot nuk e bani, se u detyru me qartesu pozicionin e tij kushtetues para 6 ambasadoreve.

    Tash na del se do me vjedh kohen e shumices se shteteve qe perfaqesojn keta ambasadore deri ne 1 Prill per me taku Albinin.

    Me trute e “Gjarpnit”, i bjen se cfar ka me deklarue ate dite, si dite nderkombetare rrenash, nuk do mujt me u dite per ca kohe se asht e vertete a nuk asht e vertete.

  3. Star says:

    Po nuk gjete date tjeter, po diten e rrenave. Rrene do shkoje edhe ky takim.

  4. Dikush says:

    Ore Hajdin, qe je hajvan. Asnje nuk e ka quajtur Thacin “gjarper”. Serbi po e ka quajtur ate”zmija”, qe do te thote gjarper. Ti hajvan je shqiptar qe flet me gjuhen e Serbit apo je serb qe di shqip?

    1. P. Hajdini says:

      hajvan e ASKUSHI do jesh vete bre, se “Gjarpni” asht pseudonimi qi e ka zgjedhe e perdore vete ai, tash 30 vite.

  5. Baliu says:

    Banda e Zanzibarit eshte mesuar te formoj “qeveri ne hije”, ta shpallin veten “komandanta” e “gjenerala” neper azilhajma e banhofa, dhe mundohen te vazhdojne keshtu deri ne theqafje.

  6. Tannika says:

    Ça pushtash qe jane…e kane lene takimin me 1 PRRILL…Ça do se te flasi dhe vendosin do jete RREN…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje