Tërhoqi vëmendjen me apelin e saj, Bashkia e Vlorës ndihmon pensionisten: E kemi ndihmuar edhe pse është pronare e disa ambienteve të dhëna me qira

30 Mars 2020, 22:27Sociale TEMA

Një nënë nga Vlora solli shumë reagime në një video ku ajo ankohej se kishte nevojë për ushqime dhe se prej dy ditësh kishte pirë vetëm ujë me sheqer.

Bashkia e Vlorës reagoi menjëherë dhe iu gjend nënë Myzejenit, ndërsa sqaroi se ajo ëhstë ndihmuar edhe nga bashkëqytetarët, pavarësisht faktit se është pronare e disa ambienteve të dhëna me qira.

“Bashkia e Vlorës nuk ja ka kursyer ndihmën as nënë Myzejenit dhe askujt tjetër qe ka pasur nevoje në këtë qytet. Në këto ditë të vështira ajo po përballet me pasojat e izolimit dhe vështirësinë qe te gjithë ne, në një mënyrë a në një tjetër, po përjetojmë.

Nëna e moshuar e me disa fëmijë dhe gjyshja nga Vlora është ndihmuar nga Bashkia e Qytetit dhe bashkëqytetarët megjithëse pronare e disa ambienteve te dhëna me qira.

Përveçse për ne, thirrja e saj për ndihmë është një apel drejtuar fëmijëve të mos harrojnë të kujdesen për prindërit e tyre në këto ditë “lufte”, vetëm kështu mund t’ia dalim, duke kontribuar te gjithë se bashku.

Nënë Myzejeni jetonte me përkujdesin e një vajze te familjes 25 vjeçare e cila ishte në banesë në momentin e dorëzimit të ndihmave nga Bashkia e Vlorës”, ishte reagimi i Bashkisë së Vlorës.

 

6 komente në “Tërhoqi vëmendjen me apelin e saj, Bashkia e Vlorës ndihmon pensionisten: E kemi ndihmuar edhe pse është pronare e disa ambienteve të dhëna me qira”

  1. Labi says:

    po ca ka qe ben der der ajo plak e keqe…njerez legen..ti marr nje nga qerate e te pagueja njerei tia sjellin ushqimet…plak e keqe…sa te jetere ka qe nuk iu del pensioni jo me te marrin disa qera si pronare…

  2. Eljana says:

    E mbajtur mire me shendet.84 vjecare duket si 69 vjece.Me 4 femije dhe i kerkonte ndihme njerezeve duke thene se nuk kishte njeri.Lokale te dhena me qera.Po edhe pension paska.I bej pyetjen vetes perse jane bere keshtu disa njerez valle???Nuk jane keshtu gjyshet tona.Ishin ndryshe gjyshet tona.Goje embla qe nuk ankoheshin kurre.

  3. Zylo says:

    Epo zonja do te kete bere gjynahe ne kete bote se nuk le njeri nenen te vuaje per buke.Por kopracilleku duhet te jete ne zemer te kesaj.Uroj ti therrase mendjes se ne ate moshe nuk ka shume kohe per te ndryshim

  4. Pato says:

    Kerkonte te linte dhe numrin e telefonit qe njerezit ti sillnin dhe ca leka se nuk kishte… Asnje ndihme mos ti japin te shes bizneset dhe vilen qe banon.

  5. ndihma says:

    Ajo i paska kolltuket me te mire se nje qe punon do ndihma. Turp njeres pa dinitet. Turp edhe per femijet qe e lene. Bashkia urgjrntisht tja prese ndihmat, ka familje qe jetojne ne mizerabilitet ajo plake dinake kerkon ndihma. Letyre plake, ordinere femijet.

  6. Neri says:

    Hallall qe e ndihmuat kete plake por dalka qe pervec pensionit( jane me mijra ne Shqiperi) kjo paska dhe te ardhura te tjera.S’larua per balon thote populli.Sot dhe Saliun Ilirin Bashen dhe Ramen (po te mos ish K/m ) a kini buke do te thone JO.Vaj halli per ate fukarain qe nuk di te ankohet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje