Belgjikë: Një 12-vjeçare humb jetën si pasojë e COVID-19

31 Mars 2020, 12:56Bota TEMA

Një adoleshente 12 vjeçe humbi jetën si pasojë e COVID-19, një rast shumë i rrallë për këtë moshë, njoftuan sot autoritet shëndetësore të vendit.

“Kjo është një ngjarje e rendë që na ka tronditur”, deklaroi Emmanuel Andre, një prej zëdhënësve të autoriteteve.

“Adoleshentja kishte pasur ethe që prej tri ditësh dhe kishte rezultuar pozitive me COVID-19 pas kryerjes së testit”, theksoi një zëdhënës tjetër, Steven Van Gucht.

Është hera e pare që raportohet vdekja e një fëmije në Belgjikë ku 705 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit të ri, sipas shifrave zyrtare.

Vdekjet si pasojë e COVID-19 janë të përjashtuara tek të rinjtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje