Pipero tregon historinë prekëse te Infektivi: Ishin bashkë, por pasi babai u përkeqësua nuk donte të shkonte në reanimacion e të linte djalin vetëm

31 Mars 2020, 23:46Sociale TEMA

Mjeku Pëllumb Pipero ka treguar mbrëmjen e sotme një histori prekëse të ndodhur në Spitalin Infektiv këto ditë të vështira.

Pipero u shpreh se babë e bir ishin të shtruar të dy në Spitalin Infektiv sepse kishin të dy koronavirus, por siç tha mjeku, kur i moshuari u përkeqësua dhe duhet të shkonte në reanimacion nuk kishte pranuar sepse nuk donte të linte djalin vetëm.

“Situata në Spitalin Infektiv është dinamike. Është pak e vështirë për tu treguar por ata persona që janë të shtruar në infektiv janë vetëm.

Kishim një rast ku një i moshuar ishte i shtruar bashkë me djalin e tij.

I moshuari u përkeqësua dhe vendosëm ta kalonim nga reanimacioni.

Ai nuk pranonte pas nuk donte ta linte djalin vetëm” tha Pipero në një intervistë për Eni Vasilin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje