Mëngjesin e sotëm, kryeministri i vendit, Edi Rama iu ka bërë sërish thirrje shqiptarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos jenë në panik, pas situatës së krijuar në vend nga COVID-19.
Rama në Facebook ka publikuar videomesazh e Richard Williams, personazh i njohur amerikan, i cili tregon se Covid-19 ka paralizuar botën. Ky fundit shprehet se këtë betejë do ta fitojmë, nëse respektojmë masat. Sipas tij, e vetmja vaksinë në këtë situatë, ku bota po pushtohet nga virusi F (frika), është dashuria.
“MIRËMËNGJES? me këtë dallgë frymëzimi dhe një përqafim të gjithëve në distancë të sigurtë?”, shprehet Rama teksa publikon edhe videon.
Faleminderi zoti Edi Rama, kryeministri yne i shkelqyer.
Me ju deri ne vdekje!
.
Lere propaganden o debil po ndihmo ekonomin e vendit. Serbia dhuron 5 miljard euro popullit dhe ekonomis ti vetem llogje. Po behesh bajat si propaganda e dulles.