Nga Shpëtim Nazarko
Për rastësi, kur po shkruaja këtë artikull, me çip të veshit po dëgjoja Mustafa Nanon, që kish marrë në intervistë, Kryeministrin. Ngrita kokën, kur papritur u përmend emri i Lindon Xhonsonit… Sepse pikërisht atij, po kërkoja t’i referohesha dhe unë, në shkrim.
Kryeministri e përmendi në një kënd tjetër, ish-Presidentin amerikan,.. se nuk donte të ishte ai që t’i jepte popullit amerikan, lajmin e vrasjes së Kenedit.
Nuk ishte ajo që prisja unë…
Lindon Xhonsonin, unë po e përmend për gjë tjetër. E kam përmendur disa herë, në emisione televizive të ditëve të fundit. Si ideator të dhënies së asaj, që unë e quaj “Tollonë bashkiake” e në terma populli Kupon apo Çek etj., etj.
Kundër thuajse të gjithë zërave të shumicës, duke ruajtur megjithatë, një optimizëm të përmbajtur, mendoj dhe e kam shprehur, se Shqipëria e ka kaluar Pikun e kësaj sëmundjeje. Po çfarë na pret? Kjo është pyetja, që në këto momente, më mundon më shumë se Korona.
Nuk ka nevojë të shpjegohesh shumë, për të keqen që duhet të presësh. Mjafton të lexosh historianët e krizave të ekonomisë dhe e merr përgjigjen. Pikërisht kjo, të shpie në pyetjen: çfarë të bëjmë?
Xhonsoni që përmendi Kryeministri, në thelb, futi në 1964-ën, Kuponin apo ndryshe, Tollonin bashkiak… Amerika në vetvete, këtë e ka mjet të zakonshëm, për një arsye të thjeshtë. Megjithëse vendi më i pasur në botë, ka dhe numrin më të madh të të varfërve. Për statistikë, nga viti 1964, kur u vu në veprim Tolloni apo Kuponi dhe kur të varfrit aty, ishin 10, 5 për qind, sot prapë janë aty te 10,1 për qind.
Veç të tjerave, Kuponi ishte si ide e lidhur me forcimin e bujqësisë së vendit. Ideja përmban brenda filozofinë e Kejnsit, që Amerika e Rusveltit, e praktikoi në krizën e madhe dhe mbetet si e saktë, në kohë krizash.
Për të mos bërë ironi dhe për t’u kthyer në temë, mund të përsërisim Kryeministrin, se nëse situata e këtij filmi me sëmundjen e tanishme, është e paqartë e nuk ka heronj, menaxhimi i krizës ekonomike, ka heronj dhe nuk ka pse të shpikim.
Thënë troç. Unë nuk besoj se situata postsëmundje dhe fillimkrize ekonomike, zgjdhet me mjete taktike, që sido të pasqyrohet në televzion, etj., është thjesht, e pamjaftueshme. Për të mos thënë, do të thellojë krizën ekonomike.
Ndihmë familjeve dhe biznesit të vogël, me pagë lufte apo Kupon?
Xhonsoni dhe Amerika, thotë Kupon. Në 2018-ën, d.m.th dy vjet më parë, Amerika, këtë shifër të Kuponit, e kishte 57 miliardë dollarë. Kjo metodë, nuk zëvendësohet dot me mjetet që improvizojmë ne dhe që, Ben Ahmetaj e paraqit, natyrisht, duke bërë zëdhënësin e Kryeministrit.
Besoj thjesht, se Kuponi është mjeti më efikas dhe më i provuar. Mban njeriun në dinjitetin e varfërisë së tij dhe respektin ndaj shtetit, që e përkrah. Kundër idesë së Ahmetajt, nuk besoj se është i papërshatshëm ngase do rrisin çmimet supermarketet.
Besoj të kundërtën. Të shpërndara nga bashkitë, që kanë lista të përpikta të familjeve që kanë nevojë për ndihmë, ajo merr formë të organizuar. Zëvendëson lloj-lloj aktivistësh (pa i fyer), që venë e vijnë për të shpërndarë ndihma, që siç dihet, në raste të tilla krize, janë maksimumi, ndihma çasti.
Tolloni apo Kuponi, lidhet, siç e kuptuan amerikanët dhe me bujqësinë. Kemi rastin, më në fund, të kthejmë kokën nga fshati dhe të rishpikim vetveten.
Është në thelb edhe detyrim absolut, që na imponon të vendosim menjëherë, marrëdhënie me fshatin, për të rritur produktet tona. Nëse nuk e bëjmë e bazohemi te “Paga e luftës”, nuk është e vështirë të parashikohen pasojat. Leku do të zhvlerësohet, çka është normale. Nëse ne ende e kemi raportin import –eksport akoma shumë të keq, atëherë do rriten çmimet edhe me manovrën që Ahmetaj, e përmend në rastin e dhënies së ndihmave, për të evituar rritjet e çmimeve apo spekulantët. Do blejmë me euro, ngaqë importojmë…
Po ky, është rasti më i mirë. Një pjesë e vendeve, sot kanë bllokuar transportin e eksporteve bujqësore. Kjo do t’i çojë ca më shumë, çmimet, më lart.
Ç’të bëjmë?
Mendoj të zëvendësojmë “Pagën e luftës” me Kuponin. Së dyti, të vemë në fshat që tani dhe të shohim me vigjilencë e të ndihmojmë pa fund fshatarin, në prodhimet e tij. E të ndalojmë edhe ne, eksportin e produkteve bujqësore.
Shumë njerëz do ta quanin demode, këtë punën e Kuponit. Ja, Trampi po jep para dhe ne po ndjekim formën moderne të ndihmës. Pra, po paguajmë me para në dorë, si… Trampi.
Për ne, nuk ka vlerë kjo strategji. Trampi i përdor dhe paratë, dhe Tollonin. Po mund t’i referohemi edhe historisë.
Perandoria spanjolle, ndoshta nga më të pasurat e gjithë historisë, në kohën e lulëzimit të saj humbi thjesht, sepse… nuk punoi tokën. Çdo punë, e zgjidhte me florinë që u kishte grabitur të tjerëve.
Edhe Roma e lashtë, ra thonë një pjesë e historianëve, sepse u rrit çmimi pa fund, i grurit që duhej marrë gjithnjë e më larg, sepse toka e varfëruar ngaqë mbillej vetëm me të, nuk po jepte më grurin.
Duke e mbyllur analizën. Epidemia te ne, po shkon drejt fundit. Po nëse ajo po mbyllet në mënyrë aritmetike, kriza ekonomike do të përplaset në progresion gjeometrik.
Duhet dëgjuar Lindon Xhonsoni dhe ca më shumë, paraardhësi i tij, Rusvelti. Thjesht, për mua, duhet të bëhemi gati të hapim pa fund punë publike, të përdorim Tollonin dhe të vrapojmë në fshat, për të ndihmuar në rritjen e prodhimit e për të mbajtur krizën ekonomike në binarët e arsyes. Të ndalojmë eksportet bujqësore…
Historia nuk zgjidhet me “Pagë lufte” e me vullnetarë, që vijnë vërdallë andej-këndej. Sado të shkathët e të saktë të jenë, duhet thënë shkurt. Mjeti nuk e zëvendëson Metodën. Pakot e ndihmës janë Mjeti, jo Metoda…
Thënë ca më shkurt. Kryeministri, duhet të zëvendësojë Benin, me Xhonsonin. Përndryshe, mund të them se ka zëvendësuar Mjetin, me Metodën. Thënë në mënyrë më cinike, pa fyer njeri: Hileja, nuk mund ta zëvendësojë dot Rregullën.
Kryeministër! Dëgjo Xhonsonin më shumë nga Benin…
??
Ne Amerike te varfer jane budallenjt dhe dembelat,kujdes,i varfer ne standartin amerikan.
I v arfer ne standartin amerikan? E thua kete sikur te varferit atje jane si te pasurit e Shqiperise. I varferi amerikan eshte po aq i varfer ne mos me shume se ai shqiptar. Ka njerez qe vuajne per minimumin bazik, qe luftojne per mbijetese edhe ne Amerike.
Dhe nje pjese e mire e klases se mesme ne Amerike jane realisht shume te varfer sepse jane te zhytur ne kredi pa fund.
Mirepo si ta heqe Benin Rama kur e ka besnik te sprovuar ne hesape?
Xhonsoni pyeti 7 a 8 dhe vendosi sakte,ndersa Rama nuk pyet as veten,por cfare sheh ne enderr naten e urdheron diten!
Sot vendoset me whatsapp e facebook si adoleshentet!
Shpetim…thjesht paster bukur…. e verteta eshte aty… kush do e shef pa e paragjykuar… zgjidhje praktike.
Mirepo si ta heqe Benin Rama kur e ka besnik te sprovuar ne hesape?
Xhonsoni pyeti 7 a 8 dhe vendosi sakte,ndersa Rama nuk pyet as veten,por cfare sheh ne enderr naten e urdheron diten!
Sot vendoset me whatsapp e facebook si adoleshentet!
O Shpetim Po pse ben si ekonomist i madh o njeri. Ti nuk ke lidhje fare me ekonomine.
Si merrni guximin flisni per tema qe nuk ja keni haberin. Analisto ekonomist popullor me nje fjale.
Po ate shifren 400 mije puntore qe punojne ne te zeze dhe qe shteti duhet tu jape edhe atyre page ku e gjete o shkencetar
O nazarkoooooo je brilant, por duhet te ishte dhe ky material, per nobel duhet te bertisje: ky ahmetaj eshte nje pusht qe menjehere spak duhet ti hetoje pasurine? Dakort dhe perse ky kryeminister nuk pranon keto forma ndihme qe zhdukin korupsionin? Kaq, e mos e mbro kete kryeminister qe ka zhvilluar korupsionin me te larte ne europe e ne bote. T u n g.
Tollonat e Dulls i kem provu.
Tash dum me provu “çekun e bardh”..qe s erdh qe s erdh kurr..
Apo kur Gramoz Pashko premtoi çekun e bardh qe do vinte,e kishte fjalen per miellin e bardh qe pasuroj plot shqiptare!!!!
Shum e drejte.Ne fillimet e viteve 90 kur vane shume shqiptare qe kishin prinderit e tyre me n/shtetesi amerikane shteti u jepte tollon me 500 dollare sejcilit per ushqime jo $leter.Duke u dhene kupon e jo leke ne dore shpeton dhe femijte nga baballaret pijanece
Shkrim domethenes qe duhet marre ne konsiderate. nuk eshte hera e pare qe ketij njeriu i flet zemra dhe jo buzet. Bravo dhe njehere.
Edi Rama ka keqtrajtuar administraten ne paqe…lloj lloj dalllaukesh vuri drejtore ne sektore kyc e normal tani nuk ka leke…….
e po c’na gjeti mer amo
te gjith japin mend asji spunon ti japi dicka ktij vendi
dhe ata qe perpiqen si KM me aq sa munden
me bo dicka ,
i turren “te squtit ” dhe i kendojne nga maja e minarese
Megjithese skemi histori te mire me Tollonin, ne kete situate anormale, ajo do ishte me efikase. Heq favorizmin dhe burokracine. Per momentin, ajo duhet pare si alternative serjoze. Euro po rritet dhe malli I mbjelle nga fermeret-fshataret po fillon e prishet. Humbje te tends. Shqiperia te filloj te hapet jashte territoreve te qyteteve gradualisht. Ne fshatra dhe ta lej fermerin dhe fshatarin te leroj token. Eksporti I bujqesise te ndalohet kategorikisht per shitje. Euro do rritet me shume dhe malli yt eshte esencial te dominoj tregun tend te mbash koston down. Rama, cmimi I traktoreve dhe fertalizimit ka rene ne toke.. Bli mall.. Pompa uji, rezervuara, mjete lirim toke dhe plot gjera bujqesore.. Bej rrolin e gabit duke hedhur cmimin tend.. Pyet Cekine, Sllovenine, Polonine, Italianin, neqoftese kane armate te madhe per shitje bujqesie.. Kush do prodhoj pas kesaj kohe kolere, do fitoj.. Kjo eshte strategji 7-8 vjecare.. Be a smart government..
Qeshni,qeshni,po triskat e viteve 1950, dhe tollonat e viteve 1980 mbajten frymen gjalle.. Talluni,tani,talluni me triskat dhe tollonat e Ramizit ,se Enveri s’kishte tollona, .Pati vetem triskat ne vitet e veshtira te 1950-1952 ,e cila quhej kohe krize. Po mos harroni se Enveri i kishte dhe depot e rezervave plot. Po them ato qe di dhe kam pare une. Fillo nga Vertopi, Kakruka, Strora, Cerenishti, Bigazi, Melova Konaku…. Keto di une . Per Skraparin. Rrethet e tjera i dine te tjeret… Ku i ka Saliu sot,? Po them Saliu se periudha pas viteve 1990 quhet priudha e Saliut. Po me mire duhet thene periudha e sharlatan Saliut…. Ishte llogaritur qe populli ,jo te frynte barkun ,por te hante normal per 5-6 vjet sikur te mos mbillej koer drithi. Jo,jo zoti Paloka, Zoti Basha, zoti Mediu, pa le spurdhjaket Seljanji,Allajbejte qe nuk dine nga lidhet gomari, nuk eshte propagande ,por e vertete….. Mire eke ,o Nazarko…. kjo pune duhet menduar mire…
te lumt shpetim.
nuk ka shpetim po nuk u punua toka.
Mblidhuni ca burra te mencur dhe bejin presion ,se Rama as ja ka haberin as ka mardhenieb fare me numra.
sHIFRAT I DUKEN GOGOL.
Bejini presion te shohe bujqesune e te lere rruget.Parate do i harxhoje e rruge s”ka per te bere kurre.
Respekt
Per te siguruarit dhe ata qe paguajne taksat,duhet nje “tallon” i diferencuar,me ata qe nuk kane paguar asgje .
Nazarko!, une e njoh bujqsine ne kompleks. Së pari, bujqesise ose zanatit të fshatarit i thone opinionistet, analistet dhe gazetarët tipit Fevziu, Çani and.Co.
Bujqësisë cdo njeri që jeton në këtë glob, i falet tre here ne dite, por nuk e nderon asnje herë.Pse?
Shumë e thjeshtë se nuk e dinë rënndesinë e saj.Pse?
Si mund te rrije një pëllëmbë tok pa punuar dhe e pa mbjelle dhe për 30 vje, dhet asnjë politikan nuk e ben oytje dhe nuk i jep zgjidhje kësaj çështje? Pse?
Por si mund gte braktiset fshati dhe toka te lihet pa punuar?Pse?
Sepse ne fshatn kishte disa dembelë qe e jepnin voten për ata politikane qe ekonomone e shohin si turizëm.Pse?
Sepse nuk e dinë dhe nuk e njohin bujqesinë.Pse?
Se duhej te shiteshin prodhimet E Europes dhe Greqisë në Shqipëri. Pse?
Sepse në Shqipëri ka vetem politikane sallonesh të shitur tek te huajt.
Në se në Shqipëri nuk gjendet zgjidhja për bujqesinë, URIA është në prag:
undefined
Sakte Nazarko! Bujqesia nuk pret fundin e epidemise! Kampionatet mund te shtyhen, industria mund te punoje me ritme me te larta ne vazhdim etj! Na nje bashkebisedim dikush insistonte te shkonte ne mal dhe Rama insistonte te mos dilte! Eshte momenti we Rama te liroje gradualisht biznesin! Vetem nje vrejtje kam per titullin jo Benin por Pushtin Servilin Bythelepiresin!
Po te kishte njerez serioz dhe patriot keto, 30 vjet duhet te ishin prioritet dy fusha bujqesia dhe turizmi duke perfshire dhe aksesoret e tyre dhe nuk do ishim ne kete derexhe qe nuk ke nga ja fillon.Konkluzioni: Ka nisur keq qe ne mengjes dhe dihet si do veje darka.
JA THA MO JA THA PO KUJT JA THA PA I NDERUARI NAZARKO