Kur do ta arrijmë kuotën “zero” në Shqipëri?

1 Prill 2020, 13:28Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Kur pandemia COVID-19 mbërriti zyrtarisht në Shqipëri në 9 mars (jo-zyrtarisht ndoshta ka mbërritur muaj më parë), shumëkush bënte pyetjen se kur kurba e transmetimit të infeksionit do ta arrinte majën e saj. Si shumë njerëz në vende të ndryshme të botës, në ditët e para iu referuam kurbës kineze të epidemisë, e cila e kishte arritur majën (e madje kishte filluar të zbriste), kur kurba tek ne sapo e kishte filluar ngjitjen.

Në qoftë se në ditët e para pikëpyetja ishte se kur do ta arrinim majën e kurbës (personalisht jam marrë intensivisht me llogaritjet statistikore për parashikimin e saj, bazuar në përvojën paraardhëse të Kinës, Italisë, Spanjës, Greqisë etj.), tani pikëpyetja është se kur do ta arrijmë kuotën “Zero” të rasteve të reja ditore në Shqipëri.

Duke filluar nga 25 marsi (kur zyrtarisht patëm 28 raste të reja ditore me COVID-19), trendi i rasteve ditore ka qenë në ulje (Grafiku 1). Po kur do ta arrijë ai kuotën “Zero”?

Këtu mund të thërresim në ndihmë modelet statistikore të institutit italian “Einaudi Institute for Economics and Finance” dhe atij grek ACG (dy vende fqinje me kulturë të ngjashme mesdhetare), të cilët kanë llogaritur përafërsisht koeficientin e pjerrësisë së kurbës në rënie të rasteve të reja ditore respektive.

Sipas Institutit Einaudi, koeficienti mesatar i pjerrësisë të kurbës italiane të rasteve të reja zyrtare do të jetë 0.824 (+/-0.026) në javët në vazhdim. Kjo do të thotë se, duke u nisur nga kuota më e fundit në Itali, deri në kuotën “Zero” të rasteve të reja zyrtare, do të kalojnë 39 ditë (+/- 4 ditë). Pra, rreth datës 8 maj (plus/minus pak ditë),pritet të mos ketë më raste të reja zyrtare me COVID-19 në Itali (sipas Institutit Einaudi).

Sipas institutit grek ACG, koeficienti mesatar i pjerrësisë të kurbës greke të rasteve të reja zyrtare do të jetë 0.711 (+/-0.019) në javët në vazhdim. Kjo do të thotë se, duke u nisur nga kuota më e fundit në Greqi, deri në kuotën “Zero” të rasteve të reja zyrtare, do të kalojnë 17 ditë (+/- 4 ditë). Pra, rreth datës 17 prill (plus/minus pak ditë),pritet të mos ketë më raste të reja zyrtare me COVID-19 në Greqi (sipas Institutit ACG).

Duke kombinuar algoritmat e përdorur nga institutet Einaudi dhe ACG, si dhe duke faktorizuar moshat mediane të popullsisë së tre vendeve, bëra llogaritjen e  koeficienti mesatar të pjerrësisë së kurbës shqiptare të rasteve të reja zyrtare – ai do të jetë 0.691 (+/-0.017) në javët në vazhdim. Kjo do të thotë se, duke u nisur nga kuota më e fundit në Shqipëri, deri në kuotën “Zero” të rasteve të reja zyrtare, do të kalojnë 15 ditë (+/- 3 ditë). Pra, rreth datës 15 prill (plus/minus pak ditë),pritet të mos ketë më raste të reja zyrtare me COVID-19 në Shqipëri (Grafiku 2)

4 komente në “Kur do ta arrijmë kuotën “zero” në Shqipëri?”

  1. elton says:

    nuk eshte pune llogaritjesh kjo pune sepse ti mund te kesh nje x individ qe e konstaton semundjen ne 14 prill psh dhe ti je i detytuar te verifikosh kontaktet, zonen dhe te presesh karantinen per 14 dite

  2. Isuf kapertoni says:

    Po numrin e testeve o legen , nuk e llogarit…

  3. Studenti 1 says:

    Po presim edhe dy jave, u pa puna se ja morem doren izolimit, por sa baze shkencore ka ky studim/parashikim?
    Le te shpresojme dhe dalte parashikimi sipas studimit te Zaloshnjes.
    Zoti i shpetofte shqiptaret nga ky virus!

  4. LEXUESI says:

    Do Zoti, e ke te drejte! Nuk e di, por paskemi nevoj per te tilla fjale shprese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje